Pas më shumë se 2 muajsh prej arratisjes së tij, 48-vjeçari shqiptar i arratisur nga burgu grek, u arrestua nga policia të premten e mbrëmshme.
Arrestimi i tij u bë në afërsi të stacionit të trenit në Tryntha Nafplio, Lamia, pas informacioneve të siguruara se i arratisuri shqiptar, ndodhej në këtë qytet. Shqiptari 48-vjeçar është arratisur nga paraburgimi më 4 prill 2019. Ai ndodhej në paraburgim, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Athinë që e kishte dënuar atë me 11 vjet e 6 muaj burg, për vjedhje të rëndë dhe grabitje.
Tashmë, 48-vjeçari i arrestuar do të ndiqet penalisht, ndërsa hetimet paraprake do të kryhen nga Departamenti i Sigurisë së Lamia.