Një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga familjarët 4 ditë më parë, është gjetur i pajetë dhe i mbuluar me dhe në Xibër të Klosit.
Sipas burimeve nga “BalkanWeb”, viktima identifikohet si Agim Meta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë, ku po punohet për hapjen e trasesë së rrugës së Arbrit drejt tunelit të Murrizes.
Ndërkohë, raportohet së viktima është shfaqur për herë të fundit mbrëmjen e të martës, në një nga dyqanet e fshatit. Kanë qenë banorët e zonës ata që thanë se e kanë parë rrugës për në shtëpi, teksa mbante me vete edhe një bombol me gaz.
Pas denoncimit në polici ka nisur kërkimi në kantierin e punimeve të rrugës, e nga ku mësohet se firma punonte me 3 turne dhe dyshohet që mjetet e firmës e kanë shtypur pa e parë dhe e kanë mbuluar me dhè.
Prokuroria e Matit dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për bardhjen e shkaqeve.