Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“I lënduar nga Basha”, Sherefedin Shehu tregon prapaskenat pas daljes së përgjimeve

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“I lënduar nga Basha”, Sherefedin Shehu tregon prapaskenat pas daljes së përgjimeve

Pas daljes së përgjimeve nga gazeta Bild, ka reaguar edhe Sherefedin Shehu, kandidat i PD-së për bashkinë Dibër në vitin 2016. Shehu ka treguar prapaskenat lidhur me kandidimin e tij, të cilën shprehet se Basha e shpalli pa u konsultuar më parë me të.

Duke falënderuar dibranët, Shehu shprehet se përgjimet treguan se vota e tyre u përdhos nga i pari i vendit, duke iu drejtuar kështu kryeministrit Rama:

“Falënderimi i Dytë dhe i Merituar për Bashkëqytetarët e mi Dibranë, Të dashur Dibranë. Tashmë u provua me zë dhe figurë se ju nuk u gjunjëzuat para parasë, drogës dhe dhunës shtetërore. Ndonëse ne e dinim, tani e ri-dëgjuan në gjuhën shqipe dhe mbarë bota e lexoi në gjuhën gjermane dhe angleze se vota juaj u përdhos nga i pari i vendit dhe ushtria e tij me deputetë, shefa të degraduar policie, drejtues të korruptuar të administratës publike qendrore dhe vendore dhe kriminelë ordinerë. Dhe këta të pacipë guxojnë dhe thonë përsëri që vulgariteti, perversiteti dhe kërcënimet e bëra në bisedat e tyre telefonike janë biseda normale mes shokësh dhe militantësh.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për mbështetjen tuaj dua që ta dini se unë nuk e kisha kërkuar dhe pranuar këtë kandidim, mbasi e konsideroja një kthim mbrapa në karrierën time profesionale dhe politike”.

Më tej, demokrati tregon edhe disa të pathëna të tjera, teksa shton se u ndje i lënduar nga mosmirënjohja e Bashës, i cili jo vetëm që nuk e takoi personalisht, por nuk denjoi as ta telefononte për punën e tij.

“Z. Basha e bëri këtë kandidim fakt të kryer duke e njoftuar në media akoma pa marrë miratimin tim dhe të grupit që kishte mbledhur për të vendosur për kandidaturën në Dibër. Por, unë e mora përsipër për hir të detyrimit ndaj jush që më nxorrët në balotazh kundër bandave të armatosura të PS-së në 1997, më votuat si asnjëherë në 2009 dhe më nxorrët fitues edhe në 2013 kur PD humbi në zonat e tjera të qarkut Dibër dhe të Shqipërisë. Bashkë bëmë më të mirën edhe në 2016. Dhe sot ndjehem krenar për ju por i lënduar nga mosmirënjohja e z. Basha. Që nga data 12 Shtator 2016 kur u përshëndeta me të në hollin e hotelit në Peshkopi unë nuk kam mundur që ta takoj asnjëherë personalisht. Madje nuk kam marrë prej tij asnjë telefonatë apo mezazh mirënjohje, falënderimi ose keqardhje. Në vend të tyre, kur i erdhi në dorë, më përzuri politikisht nga PD duke më hequr nga pozicionet që kisha si Anëtar Kryesie dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së. Megjithatë unë do të vazhdoj të mbaj teserën e PD-së sepse marrëdhënia ime është ndërtuar me ju dhe jo me Kryetarin e radhës. Unë do të vazhdoj të jem pranë jush dhe të luftoj bashkë me ju që nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve të mos shiten dhe blihen dhe në Shqipëri të bëhen zgjedhje dhe jo ndërrime prapanicash në karriken Kryeministrore”.

Tags: pas daljesprapaskenatsë përgjimeveSherefedin Shehutregon

TË LIDHURA

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet
Aktualitet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa
Aktualitet

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Next Post
Shkarkohet nga detyra gjyqtari i njohur, ishte kandidat për KLGJ

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i njohur, ishte kandidat për KLGJ

Zyrtare/ Milan do të përballet me ekipin shqiptar, zbulohet data

Zyrtare/ Milan do të përballet me ekipin shqiptar, zbulohet data

Situata e tensionuar/ Imzot Frendo mesazh politikës: Kërkoni zgjidhje paqësore

Situata e tensionuar/ Imzot Frendo mesazh politikës: Kërkoni zgjidhje paqësore







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Athina zyrtare planifikon qendra rikthimi për migrantët jashtë BE-së
Bota

Athina zyrtare planifikon qendra rikthimi për migrantët jashtë BE-së

by mirseda
19:59 | 19/11/2025
0

Greqia po shqyrton mundësinë e krijimit të qendrave për kthimin e migrantëve të parregullt jashtë Bashkimit Evropian...

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Ukraina pritet të heqë dorë nga toka dhe disa armë sipas planit të paqes të SHBA-së

Ukraina pritet të heqë dorë nga toka dhe disa armë sipas planit të paqes të SHBA-së

19:08 | 19/11/2025
Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih

18:17 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com