Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

BE-ja s’duhet t’i kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
BE-ja s’duhet t’i kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor

Nga Eli Gateva, “Emerging Europe”

Zgjerimi ka qenë në qendër të projektit të integrimit evropian. Vendet themeluese, kanë mirëpritur 22 anëtarë të rinj që nga viti 1973. Çdo raund zgjerimi, ka pasur sfida, por ka ofruar edhe mundësi. Përfundimi i zgjerimit të madh në lindje në vitin 2007, u shpall si një arritje e madhe historike për kontinentin, dhe zgjerimi u njoh si “një nga politikat më të efektshme të Bashkimit Evropian”.

Ndonëse entuziazmi ndaj zgjerimit, është zbehur tek disa shtete anëtare, Këshilli Evropian ka përsëritur shpeshherë “mbështetjen e qartë të BE-së, ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”. Gjatë kryesimit të presidencës së BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit 2018, Bullgaria synoi të rivendoste në rendin të ditës integrimin e rajonit në union.

Komisioni Evropian, publikoi strategjinë e zgjerimit, me titull:”Një perspektivë e besueshme e zgjerimit, për një angazhim të zgjeruar të BE-së me Ballkanin Perëndimor”. Samiti i Sofjes në majin e vitit të shkuar, bëri bashkë për herë të parë në 15 vjet, udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.

Një muaj më vonë, Athina dhe Shkupi nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, që i dha fund mosmarrëveshjes së vjetër mbi emrin midis dy vendeve, dhe i zhbllokoi Shkupit rrugën për avancimin e procesit të anëtarësimit. Me gjithë vlerësimin për reformat nga Këshilli i Evropës në qershorin e 2018-ës, shtetet anëtare nuk arritën të marrin një vendim unanim për të konfirmuar rekomandimin e Komisionit Evropian, për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Këmbëngulja e presidentit francez Emmanuel Macron, për shtyrjen e këtij vendimi deri pas zgjedhjeve parlamentare evropiane, çoi në një marrëveshje për t’iu “përgjigjur pozitivisht” progresit të bërë, dhe për të “ndërtuar rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershorin e vitit 2019”.

Më 18 qershor, shtetet anëtare nuk arritën të miratojnë njëzëri hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën. Republika Çeke, Estonia, Letonia, Lituania, Hungaria, Bullgaria, Italia, Malta, Austria, Kroacia, Sllovenia, Polonia dhe Sllovakia, shprehën hapur angazhimin e tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor, u kërkuan shteteve anëtare të zbatojnë rekomandimet e Komisionit Evropian, dhe të garantojnë besueshmërinë e politikës së zgjerimit të BE-së.

Megjithatë, rezistenca nga Franca dhe Holanda, dhe përçarjet mbi këtë çështje në Gjermani, sollën në fund shtyrjen e vendimit në tetor. Dështimi i BE-së për të shpërblyer përparimin e bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kërcënon të dëmtojë rëndë besueshmërinë dhe efektivitetin e politikës së zgjerimit të BE-së.

Siç është theksuar nga komisioneri evropian për zgjerimin, Johannes Hahn “në rrezik është besueshmëria jonë kolektive… ne rrezikojmë të mos kemi fare një proces të besueshëm”. Kjo shtyrje pa ndonjë arsye konkrete, dërgon një sinjal tek të gjitha vendet kandidate dhe ato potencialisht kandidate, se arritjet nuk përcaktojnë përparimin në procesin e pranimit, dhe hedhin një hije dyshimi mbi angazhimin e Bashkimit Evropian për zgjerimin e mëtejshëm.

Vendimi për të lënë në pritje hapjen e negociatave të pranimit me Shkupin dhe Tiranën, ka shumë të ngjarë të komprometojë qëndrueshmërinë e reformave sfiduese në këto vende, si dhe të shkatërrojë besimin tek BE.

Për më tepër, kjo qasje mund të destabilizojë rajonin, dhe të dobësojë në thelb fuqinë e butë të BE-së. Nëse shtetet anëtare janë të angazhuara për të ardhmen e integrimit evropian, dhe synojnë të forcojnë BE, ato nuk kanë luksin t’i kthejnë shpinën Ballkanin Perëndimor./ Tirana Today

Tags: Ballkanit Perëndimorbes’duhetshpinent'i ktheje

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Numri 2 i PD-së u jep urdhër të prerë demokratëve për Ramën. Ja çfarë pritet të ndodhë sot

Numri 2 i PD-së u jep urdhër të prerë demokratëve për Ramën. Ja çfarë pritet të ndodhë sot

Mediu vë alarmin: O shqiptarë, mos ulni kokën para vjedhjes e korrupsionit

Një ditë para protestës, Mediu paralajmëron Ramën: Do të të vijë fundi

Vendimi/Voltana Ademi i ndalon mitingun Ramës në Shkodër (foto)

Vendimi/Voltana Ademi i ndalon mitingun Ramës në Shkodër (foto)







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com