pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetteosbet girişesbetgrandpashabet girişteosbetbetsalvador girişgrandpashabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişteosbet güncel girişgrandpashabet güncel girişbetsalvador güncel girişimajbet girişimajbetbetsalvadorJojobetholiganbetlimanbetbetkanyoncasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetteosbetgrandpashabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Hong-Kongu, Tajvani dhe shpresa për një Kinë më të mirë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Gideon Rachman, “Financial Times”

Asgjë më mirë nuk e tregon dallimin mes Hong-Kongut dhe Kinës kontinentale, sesa përkujtimi i përvjetorit të masakrës në Sheshin Tiananmen, që zhvillohet çdo vit më 4 qershor në Parkun e Fitores. Në territorin e Kinës, memoria e shkatërrimit të lëvizjes pro-demokraci të vitit 1989, është shtypur pa mëshirë.

Por Hong-Kongu, është lejuar të vazhdojë përkujtimin e asaj ngjarjeje. Dhe kjo lloj lirie, nuk ka rëndësi vetëm për 7.4 milionë banorët e Hong-Kongut. Ajo ka potencialisht një rëndësi të madhe, edhe për të ardhmen e Kinës. Thënë shkurt, Hong-Kongu po vepron si një “kujdestare” e kujtesës historike të Kinës, me shpresën se një Kinë më liberale, mund të zëvendësojë një ditë shtetin aktual njëpartiak.

Pakti “një shtet, dy sisteme”, i nënshkruar para se Britania t’i dorëzonte zyrtarisht Kinës Hong-Kongun në vitin 1997, i ka lejuar këtij territori të vazhdojë të ruajë liritë bazë, si një gjyqësor i pavarur dhe një media të lirë. Hong-Kongu, nuk është plotësisht një demokraci. Shefi i saj ekzekutiv, zgjidhet nga një grupim i vogël njerëzish, nga një listë e miratuar paraprakisht nga Pekini.

Por që nga viti 1997, territori ka ofruar hapësira ​​për ide, njerëz dhe organizata të ndaluara nga Kina kontinentale. Unë njoh disa familje nga Pekini, që shkojnë çdo qershor në Hong-Kong, bashkë me fëmijët e tyre për të përkujtuar ngjarjet e 4 qershorit, vetëm e vetëm për t’u siguruar që kujtesa e Sheshit Tienanmen të trashëgohet ndër breza.

Roli i veçantë i Hong-Kongut brenda Kinës, i jep një rëndësi globale betejës aktuale mbi sistemin e saj ligjor. Nëse liritë në Hong-Kong mund të mbrohen, kjo do të ndihmojë gjithashtu në ruajtjen e një hapësire frymëmarrjeje për idetë liberale brenda shtetit kinez.

Dhe kjo nuk ka rëndësi vetëm për popullin kinez, por edhe për atë pjesë të botës, që do të formësohet gjithnjë e më shumë nga fuqia e një Kina në rritje. Për momentin, situata në Hong-Kong është e shtensionuar. Demonstratat e mëdha në rrugët e qytetit, çuan në tërheqjen e përkohshme të një ligji mbi ekstradimin e shtetasve të dënuar nga Hong-Kongu në Kinën kontinentale.

Ky ligj kërcënonte të shkatërronte atë lloj pavarësie, që ka sistemi i pavarur gjyqësor në Hong-Kong, në favor të shtetit njëpartiak në Pekin. Njoftimi nga shefja ekzekutive e Hong-Kongut, Carrie Lam, se ka pezulluar ligjin e ardhur nga Pekini, befasoi shumë analistë mbi Kinën, të cilët kishin supozuar se presidenti Xi Jinping, do të ngurronte të tërhiqej, dhe të humbiste kësisoj pikë në opinionin publik.

Fakti që zoti Xi vendosi të tërhiqet për momentin, sugjeron se presidenti kinez dhe qeveria lokale në Hong-Kong, e kanë kuptuar kolektivisht, se rreziku më i madh me të cilin përballen aktualisht nuk është dobësia e perceptuar, por kaosi dhe dhuna në rrugët e Hong Kongut, që mund të kenë pasoja të brendshme por edhe ndërkombëtare.

Lëvizja e tyre është e zgjuar. Por mund të jetë vetëm një tërheqje taktike. Të dielën protestuesit dolën sërish në rrugët e Hong-Kongut, për të kërkuar për tërheqjen përfundimtare të ligjit për ekstradimin. Një arsye pse qytetarët e Hong-Kongut protestuan masivisht, është dëshmia në rritje gjatë viteve të fundit, se formula “një shtet, dy sisteme”, po shkatërrohet me mënyra të rrezikshme.

Studentët që drejtuan protestat pro-demokracisë në vitin 2014, janë dënuar me burg; një parti politike është nxjerrë jashtë ligjit; dhe 1 botues dhe 1 miliarder janë rrëmbyer në Kinën kontinentale. Fakti që qeveria kineze po ngutet të miratojë për Hong-Kongun ligje të reja të sigurisë kombëtare, ka rritur në qytet frikën mbi të ardhmen e lirisë së fjalës.

Presioni në rritje i Pekinit ndaj Hong-Kongut, është pjesë e autoritarizmit në rritje brenda Kinës. Gjatë 2 viteve të fundit, “mendimi i Xi Jinping” është përfshirë në kushtetutën kineze, dhe kufizimet presidenciale janë anuluar, duke e lejuar potencialisht Xi-në të sundojë vendin deri në vdekje.

Besimi se liritë e Hong-Kongut, janë të kërcënuara nga autoritarizmi në rritje i Kinës së zoti Xi, mbështetet nga presioni në rritje, që Pekini po ushtron mbi Tajvanin. Republika Popullore e Kinës, ka pretenduar gjithmonë se Tajvani është një pjesë integrale e territorit të saj.

Por për dekada, ajo është detyruar ta tolerojë ekzistencën e vazhdueshme të Tajvanit, si një vend de fakto i pavarur, dhe që është gjithashtu një demokraci e begatë dhe e fuqishme. Megjithatë, gjatë vitit të kaluar Pekini shtoi presionin edhe mbi Tajvanin, duke treguar muskujt e vet ushtarakë, dhe duke vepruar për të kufizuar çdo formë të njohjes ndërkombëtare ndaj qeverisë së Tajvanit.

Në Pekin, supozohet se Xi mendon se arritja e ribashkimit të Tajvanit me Kinën kontinentale, duhet të jetë doemos trashëgimia e tij. Disa analistë në Pekin, madje parashikojnë pushtimin e Tajvanit brenda 5 viteve të ardhshme. Fatmirësisht, gjeografia dhe politika sigurojnë se Tajvani është shumë më i aftë sesa Hong-Kongu, në frenimin e agresionit të Pekinit.

Suksesi i vazhdueshëm politik dhe ekonomik i ishullit është jetik, sepse shërben si një model i mundshëm për Kinën moderne, duke dëshmuar se pavarësisht nga Partia Komuniste, s’ka asnjë arsye kulturore apo historike, pse shoqëria kineze, të mos mundet të jetë edhe ajo një demokraci.

Disa nga milionat e turistëve kinezë, që kanë vizituar Tajvanin dhe Hong-Kongun, duhet të rikthehen në shtëpitë e tyre me ide të reja rreth politikës dhe lirisë së shtypit. Me pak fat, këmbëngulje dhe përkrahje ndërkombëtare, Hong-Kongu dhe Tajvani, mund të jenë në gjendje të mbajnë gjallë idealet e një vendi më liberal, derisa të nisë të ndryshojë vetë Kina kontinentale./ Tirana Today

Tags: dhe shpresaHong-Kongumë të mirëpër një KinëTajvani

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Aksident i rëndë në Kukës/ Humb jetën 1 person, plagosen dy të tjerë

Zyrtare/ Shtyhet vendimi, Shqipëria nuk arrin çeljen e negociatave

Alibeaj jep paralajmërimin e fortë 3 ditë para protestës, zbulohet se çfarë do ndodhë të premten







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Interpelancë me Ramën dhe disa ministra? Çfarë pritet sot në Kuvend

by mirseda
09:17 | 11/06/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare këtë të enjte, 11 qershor. Në rendin e...

“E akuzojnë se nuk lufton korrupsionin”, Reuters: Protestat, sfidë për kryeministrin!

08:40 | 11/06/2026

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

22:59 | 10/06/2026

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

22:56 | 10/06/2026

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com