E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Zyrtare/ Shtyhet vendimi, Shqipëria nuk arrin çeljen e negociatave

Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka dhënë lajmin jo të mirë për Shqipërinë. Në këtë moment kyç, Shqipëria nuk ka marrë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave, pasi shumë nga vendet kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar raportin e KE-së.

Hahn foli për përparime të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, megjithatë ai tha se nuk është arritur të merret një vendim për dy shtetet në fjalë dhe se vendimi për çeljen e negociatave do të merret më vonë. Mësohet se vendimi merret në tetor.

“Këshilli ka thënë se është mjaft i rëndësishëm integrimi në BE. Shpresojmë që se shpejti vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE. Ka pak vende që nuk janë gati të pranojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithsesi KE beson se këto vende duhet të shpërblehen.

Është edhe në interesin tonë që të bashkëpunojmë me këto vende që të përmirësojmë kushtet e këtyre vendeve. Të gjitha këto bazohen edhe në merita individuale. Zgjerimi ndikon patjetër në paqe dhe në stabilitet në rajon. Megjithatë një vendim nuk është arritur të merret lidhur me hapjen e negociatave, të paktën këtë verë. Kërkohet më shumë kohë për rekomandimet tona dhe që ata të bëjnë vlerësimin e tyre. Franca, Gjermania dhe Danimarka janë skeptike për Shqipërinë. Gjermania kërkon më shumë kohë për raportin e KE. Vendimi do merret në tetor”, tha Hahn.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sulm ajror në burgun e Jemenit, të paktën 70 të vrarë

Të paktën 70 njerëz u vranë në një sulm ajror në një burg, dhe të paktën tre fëmijë vdiqën në një bombardim të veçantë,...

Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi...

Caktohet data për zgjedhjet në FSHF

FSHF u ka dhënë fund dilemave, pasi është caktuar data e zgjedhjeve për president. Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund dyshimeve rreth...

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të...

Armët vdekjeprurëse amerikane mbërrijnë në Ukrainë

Rreth 90 ton "ndihma vdekjeprurëse" nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, mes tensioneve për grumbullimin e trupave ruse në kufi. Kjo ishte dërgesa e...