Kosova përballë Bullgarisë arriti të marrë fitoren e parë në një ndeshje eliminatore të kampionatit Europian ose Botëror, falë golit në minutat e fundit të Elbasan Rashanit.
Rashani, u fut në lojë në vendin e Edon Zhegrovës në minutën e 76-të, por u kthye në heroin e këtij takimi me golin në minutat shtesë.
Ky gol ka krijuar emocione të forta edhe në studiot e komentimit të ndeshjes, ku Andin Lokaj me komentin e tij ka emocionuar gjithë shqiptarët.
https://twitter.com/thatstandardkid/status/1138198220339916802
Lokaj u bë viral me komentin e ndeshjes Zvicër-Serbi, ku shënuar Xhaka dhe Shaqiri.