Gjendet një trup i pajetë mesditën e sotme në ujërat e detit Adriatik.
Mësohet se bëhet fjalë për një burrë rreth 60-vjeç, ndërsa ende nuk është identifikuar. Trupi i viktimës është gjetur nga Policia Kufitare.
“Më datë 10.06.2019, në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.