Një qytetar i cili ndodhet sot në protestën e opozitës së bashkuar përpara godinës së Kryeministrisë ka treguar arsyet e vështira që e kanë çuar të marrë pjesë në protestë.
Ai tha se kishte ardhur nga qyteti i Korçës për të kërkuar rimbursimin e ilaçeve, pasi është detyruar që të shesë dhe hashash në mënyrë që të nxjerrë paratë për medikamentet.
“Vjell gjak nga goja, e nuk të japin ilaçe, për këtë arsye vij dhe protestoj këtu. Kam ardhur nga Korça, pa lekë”, u shpreh qytetari.
Opozita e bashkuar është duke zhvilluar në këto momente protestën e tetë kombëtare.
Kujtojmë se kreu i PD-së, Lulzim Basha në protestën e së dielës së shkuar paralajmëroi se nuk do të kishte më fjalë dhe se në protestën e ardhshme fjala do ti lihej sovranit.