Moderatorja Fjoralba Ponari e ka shprehur shpeshherë kur ka qenë e ftuar në emisione, se ajo do të dëshironte që të tjerët të respektonin jetën e saj private.
Po kështu ajo është treguar mjaft e rezervuar në rrjetet sociale, por paparacët tashmë i kanë publikuar fotot me të dashurin.
Disa foto të bëra publike nga “Inlife”, kanë arritur të tregojnë për herë të personin që i ka rrëmbyer zemrën bjondes bukuroshe.
Fjoralba ka treguar më herët se është dikush që ia ka rrëmbyer zemrën, pa dhënë asnjë detaj.