Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Maturantët testohen sot për njohuritë e gjuhës së huaj, si do të bëhet korrigjimi

7 vjet ago
in Shqipëria, W-Instant
Maturantët testohen sot për njohuritë e gjuhës së huaj, si do të bëhet korrigjimi

Ditën e sotme maturantët do i nënshtrohen provimit të parë, që është gjuha e huaj. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë dy orë e gjysmë.

Janë rreth 36,134 maturantë që sot do të japin provimin e gjuhës së huaj. Ndërkohë, 5 ditë më vonë maturantët do të bëjnë testin e gjuhës shqipe e letërsisë dhe më 17 qershor do të jetë testi i radhës.

Më 24 qershor, provimet e maturës shtetërore përfundojmë me lëndën me zgjedhje, që ndryshe nga matura e shkuar këtë vit do të jetë vetëm 1 dhe jo 2. Risi këtë vit do të jetë edhe korrigjimi pasi pyetjet me alternativa do t`i besohen elektronikës.

Ndërkohë edhe Policia e Shtetit ka njoftuar se ka marrë asat për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të Maturës Shtetërore 2019.

Policia e Shtetit në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Brendshme dhe Postës Shqiptare “Për koordinimin e masave në organizimin dhe zhvillimin e Maturës Shtetërore 2019 në Republikën e Shqipërisë”, në lidhje me zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2019, ka marrë një sërë masash.

Në zbatim të urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
“Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore 2019”, nga strukturat e rendit publik/policimit në komunitet në të gjitha drejtoritë vendore të policisë/komisariatet/stacionet e policisë, si dhe repartet e FNSH-të, cilat kanë marrë në ruajtje disa objekte, janë marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë si dhe të mbarëvjatjes së procesit përsa i përket detyrimeve që ka Policia e Shtetit.

Ditën e djeshme në zbatim të telegramit të Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike “Për marrjen e masave për shoqërimin e automjeteve të Postës Shqiptare me materialet e provimit të Maturës Shtetërore të datës 07.06.2019, u bë shoqërimi i materialeve të provimit në 10 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku nga Policia e Shtetit kishte angazhuar rreth 20 punonjës police dhe 10 automjete të policisë.

Gjatë natës deri sot në orën 08:00 ambientet e DAR/ZA në rrethe u siguruan nga Policia e Shtetit, ku u angazhuan 40 punonjës policie.

Në rreth 206 shkolla në të gjithe vendin do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2019.
Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie.

Shërbimet policore në të gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi.

Pas përfundimit të provimit përsëri punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës.

Policia e Shtetit uron maturantët në të gjithë vendin suksese në provimet e Maturës Shtetërore .

Tags: bëhetgjuhëshuajKorrigjimimaturantetnjohuritësottestohen

TË LIDHURA

“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë
Aktualitet

“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë

10:45 | 12/12/2025
Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin
Aktualitet

Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin

09:58 | 12/12/2025
“Duhet një alternativë”, Salianji pas takimit me demokratë në Gjirokastër
Politikë

“Duhet një alternativë”, Salianji pas takimit me demokratë në Gjirokastër

09:33 | 12/12/2025
Next Post
Shoqata e Investitorëve të Huaj: Klima e biznesit e pafavorshme, problem monopolet e korrupsioni

Shoqata e Investitorëve të Huaj: Klima e biznesit e pafavorshme, problem monopolet e korrupsioni

Video/Gjermania i thotë “Po” krimit gjigant, 3 shtete i shuajnë shpresat Shqipërisë

DW: Merkel e ka bërë të qartë, s'ka negociata me Shqipërinë

Digjen pranë banesës dy makinat e kryetares së PD në Ulëz, dyshimet e para

I dogjën makinat, reagon kryetarja e PD-së: Sulm politik, kemi frikë për jetën







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë
Aktualitet

“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë

by mirseda
10:45 | 12/12/2025
0

Finalizohet operacioni policor i koduar “Implikimi”, pas një veprimi të shpejtë të specialistëve të Seksionit për Hetimin...

Përmbytjet në Uashington/ Guvernatori Ferguson i bën thirrje 1,000 banorëve të prekur të evakuohen

Përmbytjet në Uashington/ Guvernatori Ferguson i bën thirrje 1,000 banorëve të prekur të evakuohen

10:22 | 12/12/2025
Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin

Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin

09:58 | 12/12/2025
“Duhet një alternativë”, Salianji pas takimit me demokratë në Gjirokastër

“Duhet një alternativë”, Salianji pas takimit me demokratë në Gjirokastër

09:33 | 12/12/2025
Tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

Tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

09:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com