Një mësuese nga Britania e Madhe, Victoria Buchanan ka vrarë veten aksidentalisht, pasi gëlltiti një qese në të cilin kishte një sasi të konsiderueshme kokainë, teksa po priste për të marrë avionin për në Dubai.
Sipas “The Sun”, 42-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve, kishte blerë një qese me kokainë që kapte vlerën 200 paund, teksa ndodhej në Britani bashkë me bashkëshortin e saj, Mark, për të vizituar familjarët.
Në kohën që po pinte një gotë shampanjë, Buchanan kontrolloi valixhen dhe kuptoi që i kishte mbetur ende kokainë me vete, të cilën ajo vendosi ta gëlltiste, me shpresën se do ta merrte me vete në shtëpi. Por vetëm disa minuta pasi e gëlltiti, ajo ra përtokë, pas çarjes së qeses. Autopsia ka treguar shkakun e vdekjes së 42-vjeçares.
Ndërkohë, mamaja e viktimës, Irene Dignon u shpreh se: “Ne nuk arrijmë ta kuptojmë pse vajza jonë rrezikoi aq shumë. Ajo gjithnjë ka qenë kundër lëndëve narkotike. Nuk e kisha menduar kurrë se do ia kishte nevojën substancave të tilla.”