Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përse Berisha “flet me vete”, për krimet e tij?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet/ Berisha paralajmëron Ramën: Do takosh ferrin më 30 qershor pa opozitën!

Nga Mero Baze/ Sali Berisha është vet-rregjistruar në studion e një media që drejton djali i vet në Tiranë dhe e ka publikuar intervistën për një TV në Kosovë. Është nga ato rastet kur ai nuk do askënd ta shqetësojë. Kamera duhet të jetë e djalit, studioja e djalit, gazetari kujdestar, “argat” i djalit, dhe dy gazetarët e tjerë nga Kosova, si dekor i asaj që do të thotë. Dhe gjerat që thotë janë njëqind përqind gënjeshtra, pa ja ballafaquar askush.

Berat Buzhala dhe kolegu i tij i Kosovës, janë gazetarë që punojnë e jetojnë në Kosovë. Kohët e fundit ka një përdorim të tyre, sidomos të Buzhalës, për marketing politik në Shqipëri në favor të krahut Meta- Berisha, por dhe kjo është normale për gazetarinë partizane shqiptare.

Ajo që nuk është normale, është të përdoren si dekor, në intervista që përpiqen të fshehin gjëra të rënda dhe ata të bëjnë sikur nuk e dinë që ka ndodhur. Dhe “bëjnë” pasi mendoj se i dinë, se nëse nuk i dinë, atëhere nuk kanë pse shërbejnë si alibi për një njeri që fsheh krimet.

Kur një figurë e vjetër në politikë, si Sali Berisha, ka për të thënë gjëra të forta, fjala vjen akuza për vrasje politike, ai nuk duhet të banalizojë historinë dhe të tallet me të vdekurit.

E ka bërë dhjetëra herë këtë, kur të vdekurit i vret si ti dojë qejfi dhe ua ndërron dhe vrasësit sipas qejfit. E bëri përsëri dje. Dhe e bën përballë gazetarëve që së paku nuk kanë aftësinë të ballafaqojnë në vend faktet për të cilat ai gënjen.

Kur ke ndërmend të flasësh kush e vrau Ali Ukajn, së paku nuk duhet të bësh sikur ngatërron emra kushërinjsh dhe data, se del më i dyshimtë ti, se sa pala tjetër.

Kur ke ndërmend të flasësh për vitin 1997, duhet të jesh serioz, pasi njerëzit janë akoma gjallë dhe e dinë si janë hapur depot. Depot janë hapur në mars të vitit 1997, dhe Sali Berisha ka nja 7 deklarata përse janë hapur dhe si janë hapur.

Në fillim ka akuzuar Komitet e Shpëtimit në jug, pastaj ka akuzuar Safet Zhulalin si tradhtar, pastaj ka akuzuar Fatos Nanon, më vonë ka akuzuar shtetin e dobët, pastaj CIA-n, pastaj shërbimin grek etj.

Tani pas 20 vjetësh paska dalë në versionin që i ka hapur vetë, se donte që armët të shkonin në Kosovë. Në fakt, kjo është një deklaratë e mirë për ta marrrë nën hetim nga SPAK, edhe pse është e gënjeshtërt.

Është e sigurtë se këto broçkulla nuk do t’i thoshte kurrë para një gazetari normal të Shqipërisë.

Kur janë hapur depot, UÇK nuk ishte shfaqur. Për herë të parë UÇK u shfaq në nëntor 1997, dhe ashtu  në ilegalitet, kurse depot janë hapur në mars 1997.

Nga ana tjetër, brenda së njëjtës intervistë, Berisha pranon se ka arrestuar Hashim Thaçin se është gjetur me armë për UÇK. Kur i paska hapur depot për UÇK-në, pse i arrestonte veprimtarët e saj?

Akoma më banale është përpjekja e tij për të modifikuar historinë e qëndrimeve ndaj Kosovës, historinë e ftohjes me Rugovën, dhe të tregojë përalla për Kosovën në vitin 1999, kur ai ishte njeriu më i izoluar në botë.

Kur njeriu vendos të flasë për gjëra të rënda, për krime për të cilat është nën akuzë, apo për krime që kërkon t’ua hedhë në shpinë të tjerëve, ose shkon në Prokurori, ose del e rrëfehet i qetë para opinionit publik, duke mos zgjedhur kë ka përballë.

Mënyra se si Sali Berisha sillet si burracak, si një vrasës që ka frikë nga çdo reporter i rëndomtë që nuk e ka nën kontroll dhe që regjistron intervistat në studiot e djalit të vet, për të fshehur krimet e veta, është një akuzë më vete, më e rëndë për të se çdo alibi që ai përpiqet të prodhojë me produksionet e djalit të vet.

Vetëm ideja që ai nuk guxon të përballet me gazetarë kritikë, që ja njohin historinë, por vetëm me dekore gazetarësh të porositur, ose të paditur, tregon sa i zhytur është në krim, dhe sa frikë ka të flasë rreth tyre.

Përveç rasteve kur flet në dhoma të mbyllura dhe bën monolog me vete. Siç flasin me vete gjithë ata që kanë vrarë.

Tags: “flet me vete”BerishaKrimetperse

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shembet tuneli i sapo-ndërtuar i Rrugës së Arbrit

Shembet tuneli i sapo-ndërtuar i Rrugës së Arbrit

Mbani çadrën me vete, ja parashikimi i motit për sot

Mbani çadrën me vete, ja parashikimi i motit për sot

Tërmeti 5.3 ballë zgjon korçarët, panik tek banorët

Tërmeti 5.3 ballë zgjon korçarët, panik tek banorët







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com