Raportet mes Kosovës dhe Serbisë vijojnë të jenë të tensionuara. Prishtina ka futur në listën e zezë kryeministren e Serbisë, Ana Brnabić.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ku nënvizon se Brnabić nuk do të mund të hyjë në Kosovë, për sa kohë ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës, dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu.
Në komentin e përcjellë në Facebook, Pacolli e cilëson si të pështirë komentin e saj se “kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali”.
“I pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ndaj Kosovës “që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali”.
Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.
Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi.
E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës, dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”, përfundon ai.
Kryeministrja serbe i quajti shqiptarët “njerëz mali”, Thaçi: I zhgënjyer nga BE