Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lufta oruelliane e Kinës ndaj besimeve fetare

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha
Lufta oruelliane e Kinës ndaj besimeve fetare

Nga: Nicholas Kristof  “The New York Times”

Le ta themi hapur: Kina po shënon rekorde, përsa i përket ashpërsisë së mbikëqyrjes oruelliane ndaj njerëzve fetarë. Për një farë kohe nën sundimin e Partisë Komuniste, represioni ndaj besimit u lehtësua, por tani është shtuar sërish. Kina po angazhohet në internimin, monitorimin apo persekutimin e myslimanëve, të krishterëve dhe budistëve, në një shkallë thuajse të pakrahasueshme nga një komb i madh në treçerek shekullin e fundit.

Maja Uang e “Human Rights Watch, thotë se Kina nën udhëheqjen e Xi Jinping “paraqet një kërcënim për liritë globale, diçka kjo e paparë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”. Sigurisht, fakt është se Kina ka arritur një përparim të jashtëzakonshëm kundër varfërisë, analfabetizmit dhe sëmundjeve.

Por sot kinezët besimtarë, kanë më shumë gjasa sesa disa dekada më parë, që t’i shohin fëmijët e tyre të shkojnë në universitet, por edhe të burgosen. Mbyllja e myslimanëve në kampet e internimit – që një zyrtar i Pentagonit i quan ‘kampe përqendrimi’ – duket të jetë internimi më i madh i njerëzve në bazë të fesë, që nga tubimi i hebrenjve për Holokaustin.

Shumica e vlerësimeve, flasin për rreth 1 milionë myslimanë të arrestuar në rajonin Xinjiang, edhe pse zyrtari i Pentagonit sugjeron se numri real, mund të jetë më afër 3 milionëshit. Thuhet se myslimanët, janë duke u urdhëruar të hanë mish derri apo të pijnë alkool, kundër parimeve të tyre fetare.

Ndërkohë Kina u ka ofruar “kontrolle shëndetësore falas”, të cilat përdoren për t’u marrë qytetarëve të besimit mysliman shenjat e gishtërinjve, fotografitë dhe mostrat e ADN-së, për të krijuar një bazë të dhënash, në funksion të mbikëqyrjes së tyre të rreptë.

Ndërsa Kina nuk ka ndërtuar ende kampe përqendrimi për të krishterët, ajo ka vënë në presion kongregacionet, ka mbyllur apo shkatërruar kisha, në disa zona i ka ndaluar fëmijët të marrin pjesë në shërbimet fetare, dhe vitin e kaluar i ka arrestuar të krishterët mbi 100 mijë herë, sipas “China Aid”, një grupim fetar që monitoron liritë fetare në vend.

Kina është përpjekur të instalojë kamera vëzhgimi në kisha. Me programin e njohjes së fytyrës, kjo do t’u mundësonte autoriteteve të sigurisë, të identifikojnë ata që marrin pjesë në shërbimet fetare. Vendi po eksperimenton edhe me teknologjinë oruelliane, duke përfshirë sistemin e mbikqyrjes masive të Ministrisë së Sigurisë Publike, dhe “Sistemit të Krediteve Sociale”, që mund t’i përfshijë në listën e zezë ata që nuk shlyejnë borxhet, apo që mashtrojnë me taksat, thyejnë rregullat e trafikut  rrugor, apo ndjekin një kishë të paliçensuar.

Individëve të përfshirë në këto lista, mund t’u ndalohet të blejnë biletave avioni apo treni: Megjithëse sistemi është ende duke u testuar në mënyra të ndryshme në nivel lokal, vitin e kaluar ai i pengoi në 17.5 milionë raste njerëzit të blinin bileta për të udhëtuar me avion. Ky sistem, mund të përdoret gjithashtu për t’ju mohuar njerëzve promovimet një detyrë, ose për t’i instaluar në telefon një zile, që do të paralajmërojë telefonuesit se përsoni që po telefonojnë nuk është i besueshëm.

Sistemi nuk është i përqendruar vetëm tek njerëzit fetarë. Madje disa argumentojnë se ai nuk është aq represiv, sikurse është përshkruar. Por është e lehtë të shihet se si Sistemi i Krediteve Sociale, mund të ndëshkojë komunitetet fetare – veçanërisht nëse ai është i integruar me një rrjet të vëzhgimit masiv. Sistemi i mbikqyrjes masive në Xinjiang, shënjestron hapur njerëz që mbledhin “me entuziazëm” para për një xhami.

Në këto kushte, besimtarët kinezë kanë treguar guxim të madh. Peshkopi katolik, Xhejms Su Zhimin, 87-vjeç, është arrestuar nga Kina që kur kreu një shërbesë fetare në vitin 1996. Duke llogaritur arrestimet e mëparshme, ai ka kaluar gjithsej 4 dekada në burgje dhe në kampet e punës.

Paradoksi është se për gjysmë shekulli para revolucionit komunist të vitit 1949, misionarët perëndimorë shkuan në Kinë, drejtuan shkolla ​​dhe jetimore, dhe patën një ndikim të papërfillshëm në vend. Edhe sot misionarët janë të ndaluar, ata persekutohen, por krishterimi është përhapur shumë.

Në vend ekzistojnë dhjetëra miliona të krishterë, kryesisht protestantë, me disa vlerësime që e vendosin këtë shifër në 100 milionë. Disa janë pjesë e kishave të njohura zyrtarisht, që premtojnë besnikëri ndaj qeverisë, por shumica janë pjesë e kishave jo-zyrtare, që ka qenë objektivi kryesor i goditjes shtetërore.

Ndërkohë, edhe budistët e Tibetit, e kanë pësuar rëndë nga kjo vale shtypjeje. Më i jashtëzakonshëm është fati i Pançen Lama, figura nr.2 e budizmin tibetian, pas Dalai Lamës. Pançen Lama i mëparshm vdiq në fillim të vitit 1989. Sipas traditës, tibetianët zgjodhën në vitin 1995 një djalë 6-vjeçar, si mishërimin e ardhshëm të Pançen Lamas.

Menjëherë pas këtij akti, autoritetet kineze e rrëmbyen djalin dhe familjen e tij, dhe për ta nuk ka asnjë informacion që prej atëherë. Në vend të tij, kinezët ndihmuan në zgjedhjen e një personi tjetër si një rival i Pançen Lamas. (Kur Dalai Lama të vdesë, mund të ndodhë diçka e ngjashme, ndaj në atë moment do të ketë dy Dalai Lama, dhe dy Pançen Lama).

Pançen Lama i vërtetë, dikur i burgosuri më i ri politik në botë, me sa duket mbahet i burgosur prej 24 vjetësh, së bashku me gjithë familjen e tij. Ne nuk mund ta transformojmë Kinën, por mund të përdorim mekanizma, si sanksionet ndaj individëve dhe kompanive, që përfshihen në abuzimet me liritë fetare.

Ndërkaq, ne mund të bëjmë më shumë për të folur mbi të burgosurit e ndërgjegjes të të gjitha besimeve. Është po aq e rëndësishme të nxisim respektimin e lirive të tyre, sa edhe të synojnë të eksportojmë në shumë sojë në Kinë.

TIRANA TODAY

Tags: besimet fetarekinaoruelliane

TË LIDHURA

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza
Bota

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

20:13 | 24/05/2025
Stuhia e fuqishme godet këtë vend, përmbytje dhe reshje të dendura shiu
Bota

Stuhia e fuqishme godet këtë vend, përmbytje dhe reshje të dendura shiu

16:00 | 24/05/2025
Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku
Bota

Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku

14:03 | 24/05/2025
Next Post
“Këtë vajzën e kemi demokrate”/ Del videoja se kush e priti Berishën dje në “Tv Klan”

"Këtë vajzën e kemi demokrate"/ Del videoja se kush e priti Berishën dje në "Tv Klan"

Letrat e Ramës për Bashën, ndërhyn LSI: Një në ditë s’është asgjë

Letrat e Ramës për Bashën, ndërhyn LSI: Një në ditë s’është asgjë

“Kjo gjë po flitet mes socialistëve”, analisti zbulon se çfarë do të bëjë Rama nesër

"Kjo gjë po flitet mes socialistëve", analisti zbulon se çfarë do të bëjë Rama nesër

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com