Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zv.kancelari austriak: E bëra të gjithën për t’i bërë përshtypje ruses tërheqëse!

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Zv.kancelari austriak: E bëra të gjithën për t’i bërë përshtypje ruses tërheqëse!

Videoja e zv.kancelarit Heinz-Christian Strache ishte një goditje e rëndë për qeverinë austriake, e cila tanimë po detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Presidenti austriak Alexander van der Bellen këtë të dielë sugjeroi që zgjedhjet të mbahen në shtator.

Në një filmim të fshehtë nga viti 2017, të publikuar vetëm së fundmi, Heinz-Christian Strache i premton një oligarkeje ruse mbështetje zgjedhore për tendera publikë.

Gruaja në video nga ana tjetër, ofrohet për të blerë një pjesë prej 50% të gazetës austriake Kronen-Zeitung dhe të ndryshojë qëndrimin e saj redaktues për të mbështetur Partinë e Strache-s.

Por çfarë justifikimi dha Strache për videon, gjatë fjalimit të tij të dorëheqjes?

JUSTIFIKIMI I STRACHE

Strache fajëson alkoolin e tepërt për deklaratat e tij në video ndërsa pranon se është sjellë si një “adoleshent”.

Strache tha se veprimet e tij ishin “idiote” dhe “të papërgjegjshme” dhe do të jepte dorëheqjen për të mos e dëmtuar më shumë qeverinë.

Por pavarësisht se videoja ishte shumë e qartë, Strache u ankua se ishte “viktimë e një sulmi politik” që kishte përdorur mjete ilegale.

Heinz-Christian Strache duke dhënë dorëheqjen

“Po, po isha nën efektin e alkoolit dhe po kjo është një histori me të dehur. Unë u tundova në një atmosferë intime, fola kur s’duhej dhe e teprova për çdo gjë dhe gjithçka.

Dhe po ajo që unë thashë, parë në dritë dhe me kthjelltësi, ishte katastrofike dhe e turpshme”, tha Strache.

Jo vetëm kaq, por Strache pranon se të gjitha këto i kishte bërë sepse donte t’i bënte përshtypje oligarkes ruse.

“Ishte qëndrimi tipik prej një macho-je të dehur, dhe PO, mbase doja t’i bëja përshtypje zonjës tërheqëse. U mburra si një adoleshent dhe veprova në mënyrë të turpshme mbi të gjitha.”, janë fjalët e zv.kancelarit austriak, siç citon Deutche Welle.

Strache vazhdoi më tej t’i kërkonte falje gruas, të cilën e quan “personin më të rëndësishëm të jetës”. Dorëheqja e Strache-s dhe skandali që e shoqëroi, detyruan kancelarin Sebastian Kurz të bënte thirrje për zgjedhje të parakohshme. /Hashtag.al

Tags: austriakpershtypjerusesstrachevideojazv.kancelari

TË LIDHURA

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia
Bota

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.
Bota

Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.

21:45 | 19/03/2026
Next Post
Protesta në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Protesta në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Ndal shkatërrimit të vlerave të parlamentarizmit në Shqipëri!

Ndal shkatërrimit të vlerave të parlamentarizmit në Shqipëri!

Ligji për koncesionet përplas Ballën me Ahmetajn, zbardhet sherri që kaloi në heshtje

Ligji për koncesionet përplas Ballën me Ahmetajn, zbardhet sherri që kaloi në heshtje







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com