Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.M., nga Librazhdi, i cili duke drejtuar makinën tip “Volvo”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit është transportuar menjëherë për në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit
Informacioni i policisë:
Në aksin rrugor Prrenjas- Qaf Thanë, shtetasi A.M., 28 vjeç, nga Librazhdi, duke drejtuar mjetin tip Volvo, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit u transportua në Spitalin e Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.