Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, është përplasur në studion e “Open” me gazetarin Carlo Bollino.
Ndërkohë që pronari i Report Tv po fliste në lidhje negociatat e mundshme PD-PS duke i ndërhyrë Gjatës, ky i fundit i tha: “Pusho ti zoti Rrushi se kështu përkthehet emri yt në shqip”.
Bollino ja ktheu: Pusho ti matto që në shqip do të thotë “i çmendur”..
Ky nuk është debati i parë mes tyre, pasi në një emision tjetër ishte sërish Gjata që e quajti Bollinon “Agush”, duke e ironizuar me personazhin e një filmi shqiptar.