Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Merret vendimi, rritet mesatarja për t’u regjistruar në universitet

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Merret vendimi, rritet mesatarja për t’u regjistruar në universitet

Për të aplikuar këtë vit në universitet, nuk do të mjaftojë nota 6 si prag hyrës. Pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama për të rritur cilësinë e studentëve përmes rritjes së notës mesatare, vjen vendimi nga Këshilli i Ministrave, i cili e konkretizon që këtë vit akademik nismën.

Pa mesatare 6.5, nuk ka universitet. “Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim.

Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2019-2020, të jetë nota 6.5, citohet në vendimin e Këshillit të Ministrave, marrë një ditë më parë dhe që do të implementohet për pranimet për këtë vit akademik. Vendimi vlen edhe për transferimet, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen filtrit të mesatares bazuar mbi vitin, në të cilin janë pranuar në fakultet.

“Në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017 dhe në vijim”. Rritjes së pragut minimal hyrës në universitet nuk i kanë shpëtuar as programet e edukimit. Nga 7, që do të duhej minimalisht të kishin për aplikim, për 2019- 2020 nevojitet nota mesatare 7.5. Të paprekur nga vendimi vijojnë të mbeten programet 2-vjeçare të shkollimit, zhvillimi i të cilave është në listën e prioriteteve të qeverisë.

“Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2019-2020, nota mesatare e përllogaritur sipas këtij vendimi duhet të jetë nota 7.5. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare”, përcaktohet në vendim. Përpos rritjes me 0.5, mënyra e përllogaritjes së saj mbetet e pandryshuar. Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon: a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë; b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”.

ISHTE

6- për aplikimet në universitete 7 – për Mësuesinë

BËHET

6.5 – për aplikimet në universitete 7.5 – për Mësuesinë

Degët profesionale pa prag hyrës. /Panorama

Tags: merretmesatarjaregjistruarrritetuniversitetvendimi

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
FOTO/ Protestuesit para Kryeministrisë, sulmojnë sërish godinën me bojë

FOTO/ Protestuesit para Kryeministrisë, sulmojnë sërish godinën me bojë

Protesta/ Paralajmërimi i Kryemadhit: E pushtojmë zyrën e Ramës për një minutë

Protesta/ Paralajmërimi i Kryemadhit: E pushtojmë zyrën e Ramës për një minutë

Sulmohet me bomba molotov, dyert e Kryeministrisë në flakë

Sulmohet me bomba molotov, dyert e Kryeministrisë në flakë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com