Lira Burgija, folësja e lajmeve në “Vizion Plus”, është në pritjen e ëmbël. Sipas Bordo. al, bebushi pritet që të vijë në jetë pas tre muajsh.
Aktualisht e punësuar pranë një shoqërie gjermane në Tiranë, dhe njëkohësisht spikere lajmesh në ekranin e Vizion Plus, Lira dhe partneri i saj Ertjani, me profesion ekonomist, pritet që të bëhen prindër për herë të parë këtë verë.