Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Letoni/ Humb jetën efektivja e Forcave të Armatosura

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Letoni/ Humb jetën efektivja e Forcave të Armatosura

Një efektive e Forcave të Armatosura Shqiptare ka humbur jetën në Letoni. Shkak është bërë shpërthimi i një mine, ndërsa mësohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima ishte pjesë e forcave tona të armatosura në Letoni. Efektivët e FA ishin pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, për çaktivizimin e minave në zonat e rrezikshme.

Ngjarja është konfirmuar pak më parë nga shefi i shtabit të FA-së, Bardhyl Kollçaku, i cili njoftoi se efektivja që ka humbur jetën është Zarife Hasanaj, 27 vjeçe, ndërsa Klodian Tanushi e Julian Kapaj kanë mbetur të plagosur.

DEKLARATA E PLOTE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forward Presence”.

Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontingjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.

Sipas informacioneve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni. Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision.

Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares HASANAJ që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian TANUSHI dhe Rreshter Julian KAPAJ.

Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë çdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit.

Tags: efektivjaForcave të Armatosurahumb jetënletoni

TË LIDHURA

Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.
Aktualitet

Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

09:58 | 20/02/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
Moti i keq/ Shkarkime intensive në tre hidrocentralet më të mëdha të vendit
Aktualitet

Moti i keq/ Shkarkime intensive në tre hidrocentralet më të mëdha të vendit

09:33 | 20/02/2026
Next Post
Grabitja në Rinas, Opozita: Milionat do të përdoren për fushatën elektorale

PD refuzon reformën zgjedhore në Kuvend, nuk çon vëzhgues në komision

Rritet numri i të helmuarve, DSHP e Bulqizës: Mos konsumoni ujë në çezma

Rritet numri i të helmuarve, DSHP e Bulqizës: Mos konsumoni ujë në çezma

Vdiq në krye të detyrës, Rama ngushëllime familjes të efektives së FA

Vdiq në krye të detyrës, Rama ngushëllime familjes të efektives së FA







JU REKOMANDOJMË

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

09:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda
Bota

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

by mirseda
10:04 | 20/02/2026
0

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda Shtetet e Bashkuara kanë paguar rreth...

Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

09:58 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
Moti i keq/ Shkarkime intensive në tre hidrocentralet më të mëdha të vendit

Moti i keq/ Shkarkime intensive në tre hidrocentralet më të mëdha të vendit

09:33 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com