Edhe pse ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut luhej pa tifozë, tensioni nuk mungoi, në ato pas persona që gjendeshin në tribunën VIP.
Në momentin e golit shënuar nga Edon Hasani, një rrëmujë ndodhi mes personave të pranishëm në tribunën VIP.
Një tifoz i Tiranës, u kap me djalin e presidentit Takaj, Gerhard Takajn, në një moment gjaknxehtësie, si dhe me një nga përfaqësuesit e Skënderbeut, Oldi Lulja.
Gjithsesi, me ndërhyrjen e stjuartve dhe personave të pranishëm aty, gjithçka u sheshua në pak sekonda.