Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Ne nuk dorëzohemi”, Haradinaj për “Die Welt”: Nuk vijnë kriminelë nga Kosova

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Ne nuk dorëzohemi”, Haradinaj për “Die Welt”: Nuk vijnë kriminelë nga Kosova

Pas samitit për Ballkanin në Berlin vazhdon jehona në mediat gjermane, jo vetëm për heqjen nga axhenda të një teme – ndryshimin e kufijve në Ballkan, që konsiderohet mjaft i rrezikshëm, por edhe për zhvillimet në Kosovë.

Gazeta gjermane “Die Welt” i ka kushtuar këtë javë disa artikuj problematikës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi në kuadër të samitit të Berlinit. Në një intervistë të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj të publikuar të premten në “Die Welt” (03.05) vihet theksi tek tema e këmbimit të territoreve, që për kryeministrin Haradinaj tanimë “është fshirë nga tryeza e bisedimeve”. Sipas Haradinajt “dialogu me ndërmjetësimin e të Ngarkuarës së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini që duhej të përfundonte me njohjen e Kosovës, për fat të keq ngriti çështje të reja, si ajo e këmbimit të territoreve apo e zhvendosjes së kufijve. Kjo ka bërë që situata në rajon të përkeqësohet. Kemi humbur gati një vit. Tani jemi kthyer në tryezën e bisedimeve, në atë pa temat e këmbimit të territoreve dhe zhvendosjes së kufijve.” “Kush do të ripërcaktojë kufijtë në rajonin tonë thërret tragjeditë e së shkuarës. Kjo është e rrezikshme”, ka thënë Haradinaj.

“Jemi një vend “start up”,  ne nuk dorëzohemi”

Një çështje tjetër që prek “Die Welt” me kryeministrin e Kosovës është liberalizimi i vizave, si edhe largimi i njerëzve të kualifikuar nga Kosova. Haradinaj: “Liberalizimi i vizave do të ishte për të gjitha vendet një përfitim -për klientë, studentë, sportisë, afaristë dhe më shumë. Ne mund të garantojmë, që nuk vijnë kriminelë.” Lidhur me fenomenin e largimit të trurit nga Kosova, kryeministri Haradinaj thekson, se “kemi shumë probleme, nuk është e thjeshtë kur fillon nga zeroja […] fuqia jonë e re punëtore është interesante për tregjet e punës në Europë e përtej, me ta na duhet të matemi. Prandaj kemi përmirësuar ofertat tona për investitorët. Jemi një vend “start up”,  ne nuk dorëzohemi.”

Në një koment pas samitit të Berlinit të publikuar të enjten (02.05) po në “Die Welt” me titull “Oborri i pasmë i BE” theksohet se “mes Serbisë dhe ish-provincës së saj të shkëputur, Kosovës sundon lufta e ftohtë. Kjo duhet të marrë fund, nëse Serbia dhe Kosova duhet të bëhen një ditë anëtare të BE. Lidhur me rëndësinë e samitit të Berlinit për Ballkanin dhe angazhimin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron theksohet se “që me Merkel dhe Macron, dy liderë europianë në emër të BE ftuan në një samit në Berlin, tregon edhe njëherë, se qendra politike e BE-së prej kohësh nuk është më Brukseli, por Këshilli i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE, që kanë legjitimitetin dhe mjetet për të bërë politikë të fortë.”

Ndërsa gazeta “Frankenpost” pyet në artikullin komentues për zhvillimin e samitit të Ballkanit në Berlin: “Pse e refuzon kategorikisht kancelarja gjermane një zhvendosje të kufijve? Shumë thjesht: Kush fillon e prek kufijtë në Ballkan, nxit një luftë të re. Sepse kush do t’i pengojë shqiptarët që të bashkohen me ata në Maqedoninë e Veriut – atje jetojnë shumë shqiptarë. Do të ishte shumë e rrezikshme të hapje këtë kuti.”/DW

Tags: "Die Welt"dorëzohemiharadinajkosovakriminelëVijnë

TË LIDHURA

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën
Kosovo

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

20:28 | 05/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë
Rajoni

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
TOKA HELENE NUK GJEN QETËSI/ Tërmeti i fortë godet Greqinë
Rajoni

TOKA HELENE NUK GJEN QETËSI/ Tërmeti i fortë godet Greqinë

09:28 | 05/06/2025
Next Post
Njihuni me kamerierin më simpatik në Shqipëri, me lekët që fiton blen dhurata për motrën

Njihuni me kamerierin më simpatik në Shqipëri, me lekët që fiton blen dhurata për motrën

“Dua të iki në shtëpi”, u dënua me dy vite burg, shpërthen në lot trafikanti shqiptarë

“Dua të iki në shtëpi”, u dënua me dy vite burg, shpërthen në lot trafikanti shqiptarë

U ther nga dy rusë në burgun famëkeq grek, ky është identiteti i shqiptarit

U ther nga dy rusë në burgun famëkeq grek, ky është identiteti i shqiptarit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”
Showbizz

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

by mirseda
23:06 | 05/06/2025
0

Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë...

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Qershor 2025

22:52 | 05/06/2025
Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025
Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

22:45 | 05/06/2025
Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

22:41 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com