Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Kryemadhi: LSI nuk ka bërë propagandë me fjalë boshe

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kryemadhi: LSI nuk ka bërë propagandë me fjalë boshe

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkruan se kjo parti ka nisur tashmë hartimin e një programi, që sipas saj do i japë zgjidhjen problemeve që e kanë kapur nga fyti jetën social-ekonomike të vendit.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi ka publikuar foto nga mbledhja me grupin e punës për programin e LSI-së, ndërsa shkruan se kjo forcë politike e ka të shenjtë fjalën e dhënë.

Sipas kryetares së kësaj force politike, LSI do i kthejë shpresën rinisë, do heqë akcizën e naftës për fermerët, dhe do subvencionojë cdo kokë bagëti, koshere blete, dynym të mbjellë.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Sot së bashku me grupin e punës së programit të LSI.

Pas një konsultimi të gjerë me shqiptarët filluam të hartojmë programin, i cili do t’i japë zgjidhje problemeve, që kanë kapur nga fyti jetën social-ekonomike të vendit.
Ne si LSI, nuk premtojmë parajsën, as zgjidhje të fantapolitikës, që bëhen për të rrëmbyer votat dhe pas zgjedhjeve ato hidhen në kutitë e plehrave. Ashtu siç ngelen vetëm në spote publicitare premtimet e Rilindjes për 300 mijë vendet e punës dhe dëbuan nga vendi më shumë se 400 mijë të rinj dhe të reja, burra dhe gra. Të “shëndetësisë falas”, që në fakt është shumë më e shtrenjtë se më parë. Uljes së taksave për 97% të shqiptarëve, që në fakt u kthye në “mrekullinë” e vetëm 4-5 oligarkëve, klientë të oborrit të Surrelit.

Ne si LSI, e kemi të shenjtë fjalën e dhënë. Ajo është detyrim për ne ndaj shqiptarëve. Programi ynë po hartohet për njerëzit e zakonshëm, për ata të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre në Shqipëri.
Ne si LSI, duam t’i japim zgjidhje përfundimtare papunësisë dhe do e bëjmë të mundur këtë. LSI, si asnjë forcë tjetër politike shqiptare, e ka në themelin e programit të saj punësimin e shqiptarëve. Shqiptarë të punësuar me rroga të mirëpaguara, janë një garanci për të ardhmen e Kombit dhe familjes shqiptare.

Ne si LSI, do i kthejmë shpresën rinisë për ta parë veten dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri, jo të marrin rrugët e emigrimit dhe do e realizojmë me çdo kusht këtë aspiratë. Dhe kush më mirë se ekipi i vajzave dhe djemve të LRI mund ta realizojë këtë.

Ne si LSI, në qendër të vëmendjes do të kemi përkrahjen ndaj gruas, ecjen përpara të saj në shoqëri, pavarësinë e saj ekonomike, që të mos kthehet në “skllave” të familjes, por në nënën e respektuar nga fëmijët, gruan e denjë në krah të burrit, vlerën e vërtetë të kombit. E kush më mirë se grupi i grave intelektuale, luftëtareve të pakompromise që ka LGI mund ta realizoje këtë.

Ne si LSI, do ndryshojmë thellësisht qasjen e deritanishme të politikës ndaj 50% të shqiptarëve. Ata janë konsideruar si qytetarë të dorës së dytë, nga shërbëtorët qeveritarë të oligarkëve dhe krimit. Fermerët dhe blegtorët, kontribuesit e 22% të PPB së vendit do marrin mbrapsht nga buxheti i shtetit kontributin e tyre në ekonominë shqiptare. Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e deritanishme ku fermerët harxhonin më shumë kohë dhe para për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet.

LSI do heqë akcizën e naftës për fermerët. Unë i jam përkushtuar personalisht kësaj pjese të programit dhe do jem çdo dite, në çdo fshat, në çdo shtëpi së bashku me ta për ta realizuar deri në fund këtë program që do ndryshojë realisht jetën e fermerit dhe blegtorit, të familjeve të tyre.
LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe, por edhe si më parë fjala e LSI, është fjalë e mbajtur!

#ShqipëriaShtëpiaJuaj?

TË LIDHURA

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca
Politikë

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

21:08 | 07/04/2026
“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies
Aktualitet

“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies

19:40 | 07/04/2026
Next Post
E kërkojnë skuadrat e mëdha europiane, ylli i Ajax rinovon kontratën

E kërkojnë skuadrat e mëdha europiane, ylli i Ajax rinovon kontratën

“E mbyti falsiteti këtë vend”, shpërthen Adrola Dushi

“E mbyti falsiteti këtë vend”, shpërthen Adrola Dushi

Basha: Gazetarët pa liri, si një vend pa zgjedhje të lira

Basha: Gazetarët pa liri, si një vend pa zgjedhje të lira







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com