Gazetarja Fjodora Fjora ka rrëfyer në emisionin ‘Thumb’ marrëdhënien e saj me bashkëshorten e vëllait, për të cilën u shpreh se nuk i përkasin atij lloj formati kunatash që dashurohen.
Ndër të tjera, tregon se e ka kuptuar që është një problem për kunatën e saj, ndërsa e konsideron fatmirësi faktin që jetojnë gjeografikisht larg njëra-tjetrës.
“Im vëlla tani i thotë të gjithëve, domethënë i thotë gruas përgjithësisht: ‘Vjen motra ime, vjen mami me babin, vjen Bela (për qenin), vijnë ca vende bosh, pastaj vjen ti”, tha Fjora.
“Herë pas here jo. Ajo nuk është as shqiptare, nuk e kupton fare këtë. Por unë e ndiej shumë që ajo nëse ka një person problem në jetën e vet, kjo jam unë. Por e ndiej që ajo këtë gjënë këtu e ka parë gjithmonë pak si rrezik. Ne nuk jemi ai format kunatash që dashurohemi, jemi ato kunata që respektojnë njëra-tjetrën. Fatmirësisht, jetojmë larg. Unë them për sa kohë të kem vëllanë mirë…”, ka përfunduar Fjodora.