Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kriza politike: LSI-ja në pozitën më të vështirë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pranoi mandatin, deputetja e LSI tregon pse ‘tradhtoi’ Kryemadhin

Nga Ben Andoni/ Nuk mjaftoi këshilla miqësore e presidentit Moisiu për kolegun e tij më të ri Ilir Meta, që ta bindë ti ulë partitë në tryezën e bisedimeve. Duhej sërish faktori ndërkombëtar. Me shumë vonesë, por i diktuar edhe nga afrimi i datave për mbarimin e afateve zgjedhore, Presidenti Meta po e përqas në formën më të pamundshme debatin. Kjo, sepse partitë, që ai ka thirrur në bisedime as nuk përbëjnë faktor por edhe nuk mund ta ndryshojnë formatin e krizës, që e kemi prezent në çdo zgjedhje. Mbi të gjitha elektorati i tyre është kaq i parëndësi sa nuk përbën dot faktor që të ndikojë te liderat, ashtu si për fat të keq nuk mund të ndryshojë dot vendimet e Ramës, Bashës, Kryemadhit, pjesa tjetër e elektoratit më potent.

Pse është kaq e vështirë të bëhen zgjedhje të pakontestueshme tek ne? Përgjigjen e dinë të gjithë, madje edhe Maxhoranca që bën sikur nuk ka ndodhur as edhe një gjë, por edhe diçka më shumë Opozita e përfaqësuar nga PD dhe LSI, që kanë futur duart njësoj në thesin e madh të votave të zgjedhjeve. E fundit dihet: Ai që fiton nuk sjell kurrë frymë të re. Ai sjell militantët që e kanë mbështetur dhe shumë vende pune që paguhen dyfish do të paguhen trefish në të ardhmen, në kurriz të gjithë shqiptarëve.

Sido që të ndodhë, PD dhe PS në fund kanë treguar se e zgjidhin problemin e tyre në kurriz të të tjerëve. Për ata që e kanë kujtesën e shkurtër, duhet të kujtojnë sesi u nxorën më 17-Maj 2017 jashtë përfaqësuesit e tyre nga i pari deri te i fundit për të mbaruar kokë-në-kokë marrëveshjen Rama-Basha, fakt që duhet t’i bëjë të kujtojnë realisht sesa vlejnë.

Ndaj, në këtë rast, problemi më i madh nga formacionet politike qëndron te LSI. Nuk është se qëndrimet e saj i kanë harruar te PD-ja kur i dha mundësinë e pushtetit Edi Ramës, ashtu si PS-ja nuk do t’ia falë hë për hë atë regjistër të ashpër dhe ofendimet e shumta Monika Kryemadhit në vitet e fundit. Pasoja do të bjerë mbi militantët e saj që prej vitesh po mundohen të lexojnë shpresën në sloganet kinse demokratike dhe që pasojat e treguan me firon te listat.

Sa për Edi Ramën duket se po shkruan kapitujt e fundit të drejtimit të tij. Në të gjithë këtë karrierë jo të pakët, duke eklipsuar krejtësisht Fatos Nanon, ai mundi ta nxjerrë Partinë Socialiste fituese në dy zgjedhje, por nuk ia kurseu vendit konfliktin civil, që shumë njerëz presin ta çojnë drejt kasaphanës. Për kureshtje ka shumë e shumë njerëz që pyesin thjeshtë: Po çfarë do bëhet?! Dhe kujtimi i ’97, përshkallëzimi i situatës tregon se në vendin tonë pulson ende i fortë ai damari i tmerrit dhe i shkatërrimit, që në këto kushte është i pamundur prej stadit të ri të Shqipërisë.

Duke u kthyer në argumentin tonë: LSI e mori goditjen e parë në këto javë nga vetë anëtarët e saj që nuk iu bindën autoritetit të listave. Por LSI po merr goditjen më të madhe nga mungesa e perspektivës së saj, që nuk lidhet thjesht më as me kalkulimet e Lulzim Bashës dhe as me ikjen e Edi Ramës. LSI ka nevojë të rifreskohet dhe të mos ndjekë si me letër kopjative planin e lodhshëm të Bashës. Lideri i Opozitës përveç Berishës mund të sakrifikojë këdo për pak pushtet, kurse LSI mbetet gjithnjë në rreshtin e dytë, atje ku i kihet nevoja vetëm kur ashpërsohet lufta. Për fat të keq, Kryemadhi luftën e Bashës po mundohet ta tregojë si luftë të vetën, gjë e cila nuk ka asnjë sens.

Edi Rama do të iki, më e shumta pas dy viteve, por PS, LSI dhe PD do pjellin kriza të reja, pasi nuk gjenerojnë ide por thjesht ambicie në kurriz të vendit. Dhe, kur kjo është e shfrenuar të bën të humbasësh në xhunglën e jetës politike shqiptare.

Ilir Meta në mbledhjen e të martës duhet të mendojë mbi të gjitha për pjekjen e tre formacioneve kryesore, ato që i japin jetë zhvillimeve të vendit. Por, edhe të ruajë partinë e tij për të ardhmen, pasi me sa duket i takon të kthehet sërish në të njëjtin vend. Dhe, për këtë nuk i duhet këshilla e plakut Moisi, që nuk u strehua kurrë me ndonjë parti politike, por hë-për-hë arsyeja për të bindur palët se jemi në kohë demokracie.

Tags: krizaLSI-japolitikepozitënvështirë

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër

Detaje të reja/ Vrasja e vëllezërve Bilali, çfarë u zbulua nga përgjimet

“Qazimi po e mbyll me nder”, Rama: PD jep shfaqje rrugaçërie

“Qazimi po e mbyll me nder”, Rama: PD jep shfaqje rrugaçërie

Gruaja frikësohet për vdekje, i trokiti aligatori rreth 2 metra në derë (Video)

Gruaja frikësohet për vdekje, i trokiti aligatori rreth 2 metra në derë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Lihet në burg Andi Vokrri, zbardhet dëshmia: Nuk e kam vrarë unë
Aktualitet

Lihet në burg Andi Vokrri, zbardhet dëshmia: Nuk e kam vrarë unë

by mirseda
12:25 | 23/01/2026
0

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg Andi Vokrrin, i dyshuar për vrasjen e...

Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt

Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt

12:23 | 23/01/2026
Me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO pushon çështjen : Nuk ka prova për Muhamet Rrumbullaku

Me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO pushon çështjen : Nuk ka prova për Muhamet Rrumbullaku

12:20 | 23/01/2026
Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:

Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:

12:17 | 23/01/2026
Drogë në burgun e Elbasanit, arrestohen tre persona

Drogë në burgun e Elbasanit, arrestohen tre persona

12:11 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com