Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Inspektimet online, rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Inspektimet online, rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit

Sot, Projekti i Bashkimit Europian, “Twinning Against Corruption”, organizoi ceremoninë e përmbylljes së tij. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Ministri i Drejtësisë të Austrisë, Josef Moser, Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe Katrin Schenk, Përfaqësuese e Ministrisë Federale të Brendshme Gjermane, Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, Drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri, Pirro Vengu, si edhe përfaqësues të institucioneve të tjera të përfshira në këtë projekt. Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit, Komiteti i Helsinkit, etj,

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, vlerësoi mbështetjen me ekspertizë dhe burime financiare të këtij projekti të Gjermanisë dhe Austrisë, në kuadër të ndihmës së BE për Shqipërinë. Ajo paraqiti rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi, në luftë kundër korrupsionit në administratën shtetërore.

Ambasadori Luigi Soreca, theksoi në fjalën e tij se BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë me ekspertë në programe të tjera, në vijim në fushën e rritjes së performancës së institucioneve shqiptare.

Drejtuesi i projektit, Helmut Weichhart dhe Z. Kreutzer, përgëzuan punën e bërë nga Inspektorati Qendror, i cili nëpërmjet inspektimeve të kryera, bazuar në metodologjinë e analizës së riskut, me dokumente standarde dhe listë verifikimi, online me tablet, me sistem GPS, video dhe audio rekorder, ka ndërtuar procedurën më bashkëkohore të inspektimit në raport me të gjithë vendet anëtare të BE. Kjo procedurë, theksuan ata, ka ulur ndjeshëm korrupsionin dhe barrën ndaj biznesit korrekt që operon në Shqipëri.

Po kështu, Znj. Anderson vlerësoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e frytshëm me Inspektoratin Qendror, i cili ka implementuar më së miri të gjitha rekomandimet e ekspertëve, për minimizimin e korrupsionit në veprimtaritë inspektuese të Inspektorateve Shtetërore.

Inspektori i Përgjithshëm, Z. Hajdari, në fjalën e tij pohoi se ka qenë një punë jo e lehtë për arritjen e kryerjes së inspektimeve online, nëpërmjet tabletave dhe kartës së inspektorit, të njoftuara paraprakisht, me dokumente standarde, bazuar në metodologjinë e vlerësimit të riskut. Gjithashtu ai shprehu se reforma do të vijojë me miratimin e drafteve të ndryshimeve ligjore, të cilat janë në fazë përfundimtare.

Këto ndryshime ligjore do të ndikojnë në standardizimin e dy komponentëve të tjerë, po aq të rëndësishëm në drejtim të masave kundër korrupsionit, që janë ndërtimi i sistemit të rekrutimit dhe të karrierës të inspektorëve të Inspektorateve Shtetërore dhe Vendore, si dhe përmirësimi i kushteve të punës, pagave, mjeteve logjistike, laboratorëve portabël dhe atyre qendror të akredituar, për të patur ekzaminime të sakta të mostrave të marra gjatë inspektimit për produktet (ushqimore, hidrokarbureve, higjienës, mjedisit, barnave), rrezatimeve, rregullave të sigurimit në punë, mbrojtjes së territorit dhe burimeve natyrore etj., fusha të inspektimit.

Në përfundim të fjalës së tij, Inspektori i Përgjithshëm deklaroi se në fillim të muajit maj, inspektoratet vendore të Bashkisë së Tiranës, si dhe së shpejti inspektoratet e të gjitha njësive vendore të Republikës së Shqipërisë, pasi kanë hartuar dokumentacionin standard dhe listë verifikimet përkatëse, do të fillojnë inspektimet online me tableta.

Reforma e ndërmarrë nga Inspektorati Qendror në bashkëpunim me dhomat e biznesit dhe ekspertët ndërkombëtarë, është mbështetur edhe nga drejtues të delegacionit evropian dhe të qeverisë shqiptare.

Tags: inspektimet onlinekorrupsioni

TË LIDHURA

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura
Aktualitet

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

20:20 | 27/03/2026
Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë
Kryesore

Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë

19:35 | 27/03/2026
30-vjeçari dëmton veten me thikë në gjendje të dehur, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
Aktualitet

30-vjeçari dëmton veten me thikë në gjendje të dehur, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

19:19 | 27/03/2026
Next Post
Bllokimi i rrugëve/Qytetarët të irrituar me protestuesit: Absurde të na ndalojnë

Bllokimi i rrugëve/Qytetarët të irrituar me protestuesit: Absurde të na ndalojnë

Has/ Protestat, ministri Lleshaj ka një mesazh për opozitën: Edhe në Kanun…

Has/ Protestat, ministri Lleshaj ka një mesazh për opozitën: Edhe në Kanun...

Reforma zgjedhore në Shqipëri, OSBE: Jemi të gatshëm për të ndihmuar

Reforma zgjedhore në Shqipëri, OSBE: Jemi të gatshëm për të ndihmuar







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Putin: Rusia nuk përjashton një afrim me Evropën
Bota

Putin: Rusia nuk përjashton një afrim me Evropën

by mirseda
20:48 | 27/03/2026
0

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se Rusia nuk përjashton një afrim me vendet evropiane. Duke folur...

Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi

Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi

20:47 | 27/03/2026
Përplasja UNICEF: 120 fëmijë të vrarë, mbi 370 mijë të zhvendosur në Liban

Përplasja UNICEF: 120 fëmijë të vrarë, mbi 370 mijë të zhvendosur në Liban

20:46 | 27/03/2026
Pas përfundimit të “BBVA”, Kristi Lamaj opinionist i këtij programi!

Pas përfundimit të “BBVA”, Kristi Lamaj opinionist i këtij programi!

20:30 | 27/03/2026
Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

20:20 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com