Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Christian Schmidt: Të dënohen autorët e manipulimit të zgjedhjeve

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Christian Schmidt: Të dënohen autorët e manipulimit të zgjedhjeve

Opozita filloi mosbindjen civile në 5 qarqe të Shqipërisë. Ndërkohë ka nisur në Tiranë një vizitë zyrtare e raportuesit për Shqipërinë në grupin parlamentar gjerman të CDU/CSU, Christian Schmidt.

Në mbrëmjen e të enjtes, ( 25.04.2019) opozita e drejtuar nga Partia Demokratike, (PD) nisi mosbindjen civile, si instrument të përshkallëzimit të protestave për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, pas deklarimit të mos pjesëmarrjes së saj dhe regjistrimit të 34 subjekteve politike për të konkurruar. Nga ora 18.00 – 19.00, mbështetësit e opozitës bllokuan rrethrrotullimet dhe akset kryesore kombëtare në 5 qarqe të vendit: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

Fillimi i mosbindjes civile

Lideri PD, Lulzim Basha ishte i pranishëm në bllokimin e aksit kombëtar në Milot, qarku i Lezhës, ku kalon rruga drejt Veriut. Në fjalën e tij para mbështetësve të opozitës ai tha se „bllokimi i akseve kombëtare rrugore është vetem fillimi i mosbindjes civile për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale”.

”Më 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri, Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket, as nuk krijohet. Ka vetëm një opozitë dhe ajo jemi ne. Nuk do të lejojmë me asnjë formë, me asnjë ҫmim, krimin elektoral. Zgjedhje fallco, zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë”. Basha i quajti deputetët  e dy grupeve parlamentare opozitare, të sapokrijuara, Grupi Parlamentar Demokrati dhe Grupi i Pavarur, „shërbëtorë dhe mercenarë të Edi Ramës”.

Largim i Ramës

Kreu i PD, Lulzim Basha përsëriti qëndrimin e koalicionit të bashkuar opozitar prej 8 partish, të drejtuar nga PD, se “largimi i Ramës është një kusht i panegociueshëm dhe krijimi i një qeverie kalimtare është shansi i fundit për të shmangur përplasjen totale të popullit me klikën që sundon në mënyrë të paligjshme”. Bllokimi i akseve kombëtare të enjten në mbrëmje u shoqërua me thirrjet “Rama ik”, me djegie gomash dhe ndezje flakadanësh. Në rreth rrotullimin në hyrje dhe dalje të Tiranës pati konfrontim fizik, kur protestuesit qëlluan me grushta drejtuesin e një automjeti që donte të thyente bllokimin e rrugës.

Kryemnistri Rama i ka sjellë në vëmendje opozitës,në seancën plenare të parlamentit, të enjten, dënimet që parashikon ligji për pengimin e proceseve zgjedhore, që nga gjobitja deri në burgim prej 5 vitesh. Opozita do të zhvillojë protestën e katërt kombëtare antiqeveritare që nga fillimi i protestave në mesin e shkurtit të kaluar. Ajo akuzon qeverinë Rama se ka manipuluar zgjedhjet parlamentare 2017 përmes blerjes së votave dhe lidhjeve me krimin.

Christian Schmidt: Të dënohen autorët e manipulimit të zgjedhjeve

Fillimi  i mosbindjes civile të enjten në mbrëmje, përkon në kohë me ditën e parë të një vizite njohëse me situatën, që ka nisur në Tiranë, raporteri për Shqipërinë i grupit Parlamebtar CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Në një intervistë që deputeti gjerman Schmidt i dha të enjten në mbrëmje kanalit televiziv kombëtar  “Vizion Plus” lidhur me zgjidhjen e krizës politike ai është shprehur, se “problemet në Shqipëri, para së gjithash, duhet të zgjidhen nga shqiptarët. Kjo përfshin përmbushjen në mënyrë të besueshme të kritereve të BE për sundimin e shtetit ligjor. Gjermania është një partner konstruktiv dhe i përkushtuar për këtë gjë. Nëse dëshironi të anëtarësoheni në Bashkimin Evropian, ju duhet të pranoni rregullat e Shtëpisë Evropiane. Kjo përfshin sigurimin e zgjedhjeve të lira e te ndershme. Prandaj, unë pres që gjetjet e prokurorisë për manipulimin e zgjedhjeve të hetohen dhe autorët të dënohen. Gur prove për këtë do të jenë zgjedhjet lokale në qershor”./DW

 

 

Tags: Christian SchmidtshqiperiZgjedhjet

TË LIDHURA

Drogë në bagazhin e makinës, arrestohen dy adoleshentë në Kukës
Aktualitet

Drogë në bagazhin e makinës, arrestohen dy adoleshentë në Kukës

14:37 | 03/02/2026
Kunati i Arben Ahmetajt shkon në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme
Aktualitet

Kunati i Arben Ahmetajt shkon në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme

14:19 | 03/02/2026
Publikohen datat e provimeve për minimaturat
Aktualitet

Publikohen datat e provimeve për minimaturat

13:41 | 03/02/2026
Next Post
Nga karkalecat tek salçiçet, transferimet më të çuditshme të futbollistëve në botë

Nga karkalecat tek salçiçet, transferimet më të çuditshme të futbollistëve në botë

Administrata në ‘festë’. Ja sa ditë pushimi do marrin punonjësit

Administrata në 'festë'. Ja sa ditë pushimi do marrin punonjësit

Nesër mot me vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Nesër mot me vranësira dhe reshje të dobëta shiu







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Drogë në bagazhin e makinës, arrestohen dy adoleshentë në Kukës
Aktualitet

Drogë në bagazhin e makinës, arrestohen dy adoleshentë në Kukës

by mirseda
14:37 | 03/02/2026
0

Goditet një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Kukës, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona....

Kunati i Arben Ahmetajt shkon në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme

Kunati i Arben Ahmetajt shkon në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme

14:19 | 03/02/2026
Publikohen datat e provimeve për minimaturat

Publikohen datat e provimeve për minimaturat

13:41 | 03/02/2026
Kërkoi fjalën për replikë, Himçi debat në foltore, ndërhyn Garda. Kuvendi 5 minuta pushim

Kërkoi fjalën për replikë, Himçi debat në foltore, ndërhyn Garda. Kuvendi 5 minuta pushim

12:39 | 03/02/2026
Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

12:21 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com