Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

5 milionë euro financimi i BE-së, laboratorët e vendit me pajisje të viteve ‘70

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
5 milionë euro financimi i BE-së, laboratorët e vendit me pajisje të viteve ‘70

Fiks Fare vazhdon të denoncojë me fakte se si AKU por edhe ISUV nuk kanë kapacitete laboratorikë për të kryer analizën e konservantëve dhe shtesave ushqimore. Sipas specialistëve, këto përbërës në ushqime përtej normave të lejuara, janë përgjegjës për shfaqjen e sëmundjeve tumorale dhe kardiovaskulare.

Berati dhe Elbasani, edhe pse dy qarqe me një shtrirje të madhe gjeografike, nuk kanë laboratorë për kryerjen e analizave edhe më minimale. Madje, qyteti i Beratit nuk ka as godinë. Ndërsa në Elbasan është bërë një shtesë për ambientet e laboratorit, financuar nga BE, pajisjet janë aty, por nuk ka staf.

Në gjendje të mjerueshme paraqitet edhe Vlora me Gjirokastrën, në të cilat nuk kanë staf apo pajisjet e duhura për të analizuar të gjithë gamën e ushqimeve. Gjirokastra si pikë kufitare ku interesi për kontrolle dhe analiza duhet të jetë më i madh ashtu edhe Vlora për shkak të portit dhe shtrirjes së madhe gjeografike.

Në Lushnjë, ish-Instituti i Kërkimeve Bujqësore i hapur në 1952 funksionon sot si Laborator i Transferimit të Teknologjive Bujqësore. Pavarësisht rëndësisë që ka ky laborator në kërkimin shkencor apo kontrollin e grurit dhe fruta-perimeve, investimi i fundit në të është bërë në vitin 2004. Sipas përgjegjëses së laboratorit, ata kanë ende në punë pajisje të viteve 70. Ata kanë mundësi të bëjnë edhe prezencën e pesticideve tek frutat dhe perimet, por me teste të shpejta, pa përcaktuar nivelin e tyre.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, është një nga laboratorët më të mirë të vendit. Ky institut mban peshën më të madhe të analizave që bëhen në rang kombëtar. Por pavarësisht investimeve nga projekte të huaja, sërish ky institucion nuk ka kapacitetet laboratorike për të kryer analizat e konservantëve apo shtesave si benzoati, sorbati, hormonet, niveli i pesticideve etj.

Nuk është i akredituar për të gjithë gamën e analizave që kryen edhe pse vitin e fundit përpjekjet kanë qenë shumë të mëdha. Nga zyra e Bashkimit Europian, Fiks Fare u informua se ata kanë investuar rreth pesë milion euro laboratorë për AKU-në dhe rreth dy milion euro në pajisje laboratorike për ISUV dhe AKU.

Por, pavarësisht këtyre financimeve asnjëri nga laboratorët e AKU-së nuk është në nivelin e kërkuar dhe asnjë nuk është i akredituar.

BE nga viti 1993 ka investuar nëpërmjet programeve të ndryshme rreth 220 milion euro. Deri në korrik të 2019 duhet të jetë finalizuar edhe projekti për disa shtesa në pajisje laboratorike për ISUV dhe disa laboratorë të AKU-së. Pavarësisht këtyre shifrave, siguria ushqimore kërkon vëmendjen e shtetit shqiptar, pasi jemi akoma shumë larg kërkesave të Bashkimit Europian dhe normativave që ai ka vendosur për të qenë pjesë e tij. /Top Channel

Tags: “Fiks Fare”AKUSpecialistë

TË LIDHURA

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret
Aktualitet

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

19:41 | 13/08/2025
Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras
Aktualitet

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

19:33 | 13/08/2025
Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia
Aktualitet

Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

19:18 | 13/08/2025
Next Post
U emërua zëvendës kryeministër, Braçe ka një mesazh për socialistët

“I poqën të gjallë punëtorët në Gërdec”, Braçe: Cilët bllokoi sot Lulzim Basha

Basha: Nuk kërkojmë pushtetin, beteja është për zgjedhje të lira e demokratike

Basha: Nuk kërkojmë pushtetin, beteja është për zgjedhje të lira e demokratike

Rastësisht në protestë, i sëmuri mendor mbahet në burg (Video)

Rastësisht në protestë, i sëmuri mendor mbahet në burg (Video)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret
Aktualitet

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

by mirseda
19:41 | 13/08/2025
0

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ai i Brendshëm, Ervin Hoxha në një komunikim për mediat nga...

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

19:33 | 13/08/2025
Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

19:18 | 13/08/2025
Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

19:15 | 13/08/2025
Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President

Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President

18:22 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com