Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Grabitja/ Burg të arrestuarve, zbulohet telefonata që çoi në gjurmët e Klement Çalës

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Grabitja/ Burg të arrestuarve, zbulohet telefonata që çoi në gjurmët e Klement Çalës

Pak më parë Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë arrest me burg për tre të arrestuarit e tjerë, Oltjon Veselin, Renaldo Sulën dhe Saimir Çelën. Ndërsa ditën e djeshme u dha arrest me burg për Alkond Bengasin.

Zbulohet telefonata që çoi në zbulimin e grupit të grabitësve të miliona eurove në Rinas më 9 prill. Në dosjen e Prokurorisë, siguruar për “BalkanWeb”, thuhet se ka qenë një telefonatë që ka zbuluar mënyrën se si ka mbërritur policia në gjurmët e Klement Çalës, i konsideruar ndryshe si “mjeshtri i grabitjeve”.

Ka qenë një telefonatë mes kunatave të Klementit, të përgjuara fill pas grabitjes, teksa gratë kanë shprehur shqetësimin se personi që mund të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mund të kishte qenë pikërisht Klementi. Po ashtu, në dosje thuhet se në përgjim kanë qenë edhe familjarët e Admir Muratajt.

Pas telefonatës së kunatave, janë mbledhur informacione në rrugë operative dhe kanë gjetur servisin si edhe mbetje të furgonit. Pikërisht në atë kohë Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë. Deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me vendndodhjen e parave të grabitura në Rinas.

Kushëriri i Klement dhe Eldi Çalës, ka rrëfyer se ishte punësuar në servisin e Eldit në Elbasan 5 muaj para se të ndodhte grabitja. Pikërisht këta të dy e kanë prezantuar me Admir Muratajn, të cilin e thërrisnin me pseudonimin “daja”. Në këtë prezantim Murataj i ka kërkuar modifikimin e furgonit, të cilit iu vendos më pas edhe mbishkrimi “Hetimi Tatimor”.

“Furgoni ka qenë tip tjetër dhe e bëmë Volkswagen. Më kërkuan bateri shtesë në pjesën e parë. Aty ka ardhur edhe Olti (Veseli) dhe një person me emrin Tani. Më pas kam mësuar që mjetet janë përdorur për grabitje. Nuk kam ditur gjë që do realizohej grabitja”,- ka thënë ai.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet ndër të tjera që Bengasi i ka identifikuar grabitësit e tjerë nëpërmjet fotove. Hetuesit i kanë nxjerrë atij foto të të dyshuarve dhe ai ka identifikuar ata që njihte apo kishte takuar, shkruan BW.

Mësohet po ashtu se për ngjarjen janë edhe tre persona të tjerë në kërkim por edhe një femër, roli i së cilës është ende i paqartë.

Tags: gjurmëtgrupinKlement CaleskunatavepergjimetTelefonata

TË LIDHURA

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor
Aktualitet

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor

18:44 | 05/11/2025
Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson
Politikë

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

17:34 | 05/11/2025
Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00
Politikë

Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00

17:32 | 05/11/2025
Next Post
Skadon afati në KQZ/ Ja partitë që do të masin forcat më 30 qershor, “Bindja Demokratike”…

Skadon afati në KQZ/ Ja partitë që do të masin forcat më 30 qershor, “Bindja Demokratike”...

Nesër s’ka reshje shiu

Nesër s’ka reshje shiu

Njihuni me gruan më të bukur në botë për vitin 2019 (foto)

Njihuni me gruan më të bukur në botë për vitin 2019 (foto)







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor
Aktualitet

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor

by mirseda
18:44 | 05/11/2025
0

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kalimin e përgjegjësisë së administrimit të godinës së Gjykatës së...

Gjermania pritet të rrisë ndjeshëm ndihmën për Ukrainën, mbi 10 miliardë euro vitin e ardhshëm

Gjermania pritet të rrisë ndjeshëm ndihmën për Ukrainën, mbi 10 miliardë euro vitin e ardhshëm

18:42 | 05/11/2025
Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

17:34 | 05/11/2025
Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00

Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00

17:32 | 05/11/2025
Kanosën me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar

Kanosën me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar

16:44 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com