Ndonëse karrierën e nisi si aktor humori në “Portokalli”, kohët e fundit Bes Kallaku po shkëlqen në botën e muzikës. Ai vetë e ka pranuar se nuk e cilëson veten si një këngëtar, por fama bën të vetën.
Dhe ndërsa bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, e pranoi se ai nuk është një këngëtar i mirëfilltë, shoku i tij zbuloi sa paguhet për një koncert.
“Besi nuk është këngëtar i mirëfilltë, ai bën parodi dhe në atë që bën, është më i miri”, tha Xhensila në emisionin “BE Coffee”.
Dhe kësaj deklarate të Xhensilës iu përgjigj Olsi Bylyku:
“Këngëtar, jo këngëtar, paguhet 3000 euro për koncert ai”.