Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Pashkë të gëzuara për besimtarët. Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri ka zgjedhur që urimin ta shoqërojë me një foto mjaft të veçantë.
Bëhet fjalë pikërisht për Memorialin e Kuvendit të Troshanit, ku u rrit e më pas dha mësim At Gjergj Fishta.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë pamje të Memorialit në Kuvendin e Troshanit, ku mësoi, u rrit dhe dha më pas mësim At Gjergj Fishta, ju uroj PASHKË TË GËZUAR”, shkruan Rama.