Juventus ka vendosur të shkruaj historinë brenda kufijve italian. Bardhezinjtë kanë siguruar titullin e 8-të radhazi në Seria A. Fitorja 2-1 ndaj Fiorentinës konsolidoi pozitat e torinezëve në krye të elitës së futbollit evropian, duke u ngjitur për herë të 35-të në piedestalin e Serisë A.
Ky ishte titulli i dytë i Cristiano Ronaldos me bardhezinjtë, në sezonin e parë të tij në Torino. Sa i përket takimit, ishte Fiorentina e para që kaloi në avantazh, me anë të Milinkovic.
Megjithatë, Alex Sandro tetë minuta përpara fundit të pjesës së parë dhe autogoli i Pazzella në minutat e para të fraksionit të dytë, kurorëzuan Juventusin kampion. Pesë javë nga fundi, Juventusi numëron 20 pikë më shumë se Napoli, i vendit të dytë.