Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Putin po i shtrëngon gjithnjë e më shumë lakun në fyt Evropës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Putin po i shtrëngon gjithnjë e më shumë lakun në fyt Evropës

Nga Louis Auge, “Eu Reporter”

Pesë vitet e ardhshme, pjesa tjetër e Evropës duhet të mbetet në gatishmëri të lartë. Mjeshtri i kukullave në Kremlin, ka tërhequr fijet e Evropës për gati 2 dekada, dhe nuk tregon shenja të lehtësimit. Ndoshta ndërhyrja strategjike më e bujshme e Putinit ndodhi jashtë kufijve të Evropës, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Ai shkaktoi një hetim gjithëpërfshirës të kundërzbulimit, duke prodhuar raportin e Mylerit tashmë të të njohur, që ka dominuar titujt e mediave gjatë 2 viteve të fundit. Këtë javë Putini e ironizoi raportin përfundimtar si një “mal që u mbars dhe polli një mi”. Por metaforat e tij bajate, nuk duhet të na shfokusojnë nga rëndësia e gjetjeve të Mylerit.

Duke gërmuar nën sipërfaqe, ne zbulojmë se megjithëse Trump nuk u gjet të kishte bashkëpunuar drejtpërdrejti me Rusinë, duart e Putinit vështirë se janë të pastra. Ndikimi i Kremlinit në zgjedhje, ishte i konsiderueshëm, sa që Myleri paditi 25 rusë për akuza të ndryshme, që varionin nga pirateria elektronike, tek përhapja e lajmeve të rreme në internet.

Në Rusi, suksesi i PR gjatë Botërorit të futbollit vitin e kaluar, i dha Putinit një hapësirë shumë të nevojshme për frymëmarrje. Shqyrtimi intensiv ndërkombëtar, të cilit ai i ishte nënshtruar pas sulmeve kimike në Salisbëri të Britanisë së Madhe vitin e kaluar, e kishte vendosur atë në një pozitë të vështirë.

Ai ka përfituar nga fakti që peshat e rënda të politikës evropianë, janë shpërqendruar nga shqetësimet më të ngutshme: problemet e Brexit në Britani, trazirat e jelekëverdhëve në Francë, dhe një krizë gjermane e emigracionit, që e nxiti Angela Merkel të lajmërojë tërheqjen pas 13 viteve në pushtet.

I mbështjellë pas perdes së hekurt, fushata e ndikimit e Putinit, ka marrë një frymëmarrje të re.

Makineria e propagandës së Kremlinit, ka funksionuar me fuqi të plotë, duke e shtrënguar lakun ndaj fqinjëve të Evropës Lindore. Në veçanti, ish-shtetet jugosllave, janë vënë në shënjestër nga një bollëk i mjeteve të fshehta.

Merrni për shembull filmin aksion rus, të sapodalë në kinema “Line Balkan”. Audiencat serbe kanë parë tek ai një ritregim të heshtur të Luftës së Kosovës, duke e riformuar Rusinë si heronjtë e vërtetë të konfliktit, pasi ata arrijnë të ndalin fushatën e bombardimeve agresive të forcave luftë-nxitëse të NATO-s.

Këto akte të dezinformimit, padyshim do të avancojnë synimin konsekuent të Putinit – do të nxisin ndjenjat anti-perëndimore, dhe do të avancojnë më tej ndikimin rus në rajon. Por ndoshta edhe më shqetësues, është fakti që ndikimi i Putinit po fillon të përhapet më tej në Perëndim. Demokracitë tipike liberale, progresive perëndimore, si Republika Çeke, kanë filluar të bien në rrjetën e Putinit. Kjo, duhet të na bëjë të gjithëve të jemi më të shqetësuar. Kryeministri i Çekisë Andrej Babis, ka kthyer kokën nga Moska. Po të mos ishte për ndërhyrjen indirekte të Kremlinit në zgjedhjet çeke të vitit 2017, Babis nuk do të ishte ngjitur kurrë në pushtet. Ai ia detyron zgjedhjen e tij si kryeministër Putinit, dhe qëndrimi i tij e tregon këtë.

Vetëm muajin e fundit, Rusia dhe Republika Çeke, njoftuan një projekt të përbashkët që do të prekë tregjet e vendeve të botës së tretë. Për shumë njerëz në Evropë, një partneritet me Putinin do të ishte i paimagjinueshëm. Por Babis, duket sikur po shlyen një borxh.

E kaluara e tij e zymtë, i lë pak vend dyshimeve. Megjithë përpjekjet e mëdha të Babisit për të fshehur historinë, ai u zbulua se kishte qenë një informator i policinë sekrete komuniste të Çekosllovakisë gjatë Luftës së Ftohtë.

Por lidhjet me regjimin, nuk përfundojnë atje. Sot, qeveria e tij e pakicës, varet tërësisht nga mbështetja e Partisë Komuniste Çeke, që ka 15 vende në parlament. Pas zgjedhjeve të 2017, shumica e partive të tjera, refuzuan të formonin një koalicion qeverisës me partinë e tij populiste ANO, për shkak të akuzave kriminale ndaj Babis.

Skandalet e shumta korruptive të administratës së kryeministrit aktual, nxitën demonstrata të mëdha publike në nëntorin e vitit 2018, kur dhjetëra mijëra njerëz marshuan në rrugë, duke bërë thirrje për dorëheqjen e tij. Retorika euroskeptike populiste e Babis, e ka distancuar popullin e tij nga BE, për ta hedhur në krahët e hapura të presidentit rus.

Putini, mund të mbështetet në çiftin e ekstremit të djathtë francezes Marin Lë Pen dhe italianit Mateo Salvini, por Babis mban fuqinë për të bërë tani ndryshime reale në vendin e tij të Evropës Qendrore. Efektet e sundimit të tij, do të kenë një ndikim shumë më të madh në një periudhë afatgjatë, dhe mund të dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme, qëndrimin e Republikës Çeke në BE.

Fakti që presidenti çek Millosh Zeman, është gjithashtu admirues i madh i Putinit, vetëm sa e

rrit brishtësinë e Çekisë përballë Rusisë. Mbështetja e Zeman për aneksimin e Krimesë, dhe për t’i dhënë fund sanksioneve ndaj Rusisë, është unike për një kryetar shteti brenda Bashkimit Evropian.

Është e lehtë të harrohet se Putini e ka zgjeruar ndikimin e tij, teksa është dëmtuar nga sanksionet e BE-së dhe ato të SHBA-së. Ndikimi i tij do të ishte më mbresëlënës, nëse nuk do të ishte kaq i frikshëm. Ish këshilltari presidencial i Putinit, Sergei Karaganov e përmblodhi më së miri në një fjali:”Ne duket të jemi kudo fitimtarë!”. Me Republikën Çeke, që tani duket në pikën e moskthimit, është koha të pyetet: kush e ka radhën?/ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Evropëslakunne fytshtrengonvladimir putin

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Grabitja në Rinas/Krimet e Rënda kërkesë bankave për shumën e marrë

Grabitja në Rinas/Krimet e Rënda kërkesë bankave për shumën e marrë

Nuk cenohet siguria me 5 veta/ Artan Hoxha-Lleshajt: Sa persona do ti me kallashnikov e eksploziv?

Nuk cenohet siguria me 5 veta/ Artan Hoxha-Lleshajt: Sa persona do ti me kallashnikov e eksploziv?

‘Shteti të ndërhyjë’/Gazetari: 108 shqiptarë, gra e fëmijë të ngujuar në kampin sirian

'Shteti të ndërhyjë'/Gazetari: 108 shqiptarë, gra e fëmijë të ngujuar në kampin sirian







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com