16-vjeçarja me emrin Greta Thunberg është një vajzë nga Suedia, ku në sajë të fjalimeve të spikatura dhe falë protestave që ka organizuar, ka ndikuar në mbrojtjen e mjedisit, duke u bërë shembull për mijëra persona në të gjithë botën.
“Shtëpia jonë po shembet. Duhet të tronditemi kaq shumë, siç u tronditëm nga flakët që dogjën monumentin e katedrales së Parisit. Do arrijmë në një pjesë ku nuk do ketë kthim për mjedisin. Duhet që të marrim masa të mëdha si reduktimi mbi 50% të dioksidit të karbonit në botë”.
E reja e ka mbyllur fjalimin e saj me shprehjen: “Koha po na mbaron. Pse nuk veproni?”.