Mbrëmjen e djeshme, presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi me anë të një komenti në Twitter për mënyrën se si duhej vepruar për të shuar zjarrin në Paris.
“E tmershme të shohësh teksa Katedralja e Notre-Dame në Paris digjet. Mbase aviona fluturues me ujë mund të përdoren për të rregulluar situatën. Duhet të veprohet shpejt”. Siç duket, komenti i tij nuk ka shkuar në vesh të shurdhër, por është parë me një sy kritik.
Postimi i tij është kritikuar nga autoritetet zyrtare të zjarrfikësve në Francë. Në një postim të tyre, pa përmendur presidentin Donald Trump, autoritetet vendase thanë se uji nga lart do të ishte kolaps për Katedralen.
“Qindra punonjës të zjarfikëses janë në Paris, po bëjnë gjithçka që munden për të vënë nën kontroll flakët. Të gjitha mjetet janë në përdorim përveç bombardimit me ujë, pasi do shkaktonte një kolaps të plotë të strukturës së katedrales”.
Mijëra përdorues të Twitter-it e kanë parë me humor këtë replikë midis autoriteteve franceze dhe presidentit amerikan.