Grabitja spektakolare në Rinas ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, kjo edhe për faktin se e gjitha ndodhi brenda rrethimit të aeroportit, në avionin e linjës Tiranë-Vjenë.
The Guardian, BBC, Washington Post e deri te Bild, kanë shkruar mbi grabitjen, madje kjo e fundit, gazeta më e madhe gjermane e ka lajm të parë. Në artikull shpjegohet e gjithë ngjarja dhe jepen detaje mbi mënyrën e grabitjes, ndërsa përmendet edhe fakti se ky nuk është rasti i parë i tillë.
Sigurisht, raste të tilla frikësojnë të huajt duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e numrit të turistëve.
Lidhur me ngjarjen, ka pasur reagime të shumta, ndërsa dje ministrja Balluku deklaroi se siguria ka rënë, duke fajësuar kompaninë koncesionare për moskryerjen e detyrës së parandalimit apo marrjes së masave të nevojshme për ta shmangur atë.