Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A i ka NATO mjetet për ta mbrojtur Evropën?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
A i ka NATO mjetet për ta mbrojtur Evropën?

Nga Gustav Gressel, “European Council on Foreign Relations”

Pas aneksimit të Krimesë të Rusisë në vitin 2014, NATO u zotua t’i përshtatet situatës së re. Në samitin e Uellsit po atë vit, aleanca u angazhua të arrinte pragun e shpenzimeve prej 2 përqind të PBB-së, zgjeroi rolin e Forcës së Reagimit të NATO-s (NRF), si dhe krijoi një Task Forcë të Përbashkët të Gatishmërisë (VJTF), për të reaguar brenda 5 ditëve me një kontingjent të NATO-s në kufijtë lindorë të aleancës.

Dy vjet më vonë në Varshavë , aleanca ra dakord të dërgonte kontingjente ushtarake në secilin nga vendet baltike dhe Poloni. SHBA-të do të shtonin më vonë 3 batalione. Dhe në samitin e Brukselit në vitin 2018, NATO e bëri më të prekshme gatishmërinë e saj ushtarake:30 batalione, 30 ekipe luftarake dhe 30 anije luftarake, që do të bëheshin gati brenda 30 ditëve, në rastin e një emergjence.

Por është shumë herët, të shpallet “misioni i kryer”. Hapat e marrë pas këtyre 3 samiteve të NATO-s pas Krimesë, nuk janë të mjaftueshme për ta penguar Rusinë të përdorë në të ardhmen kërcënimet ushtarake dhe forcën kundër shteteve të tjera evropiane, madje edhe anëtarëve të NATO-s.

Një stërvitje e vitit 2016, tregoi se forcat e NATO-s në anën lindore, janë të pamjaftueshme për të mbrojtur Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. Në këto kushte, Rusia do të ishte në gjendje të fuste një numër të madh forcash tokësore në vendet baltike, përpara se të arrijnë përforcimet e NATO-s.

Rivlerësimi i situatës, kërkon që kohezioni i ngushtë strategjik, të jetë i besueshëm. Zakonisht angazhimi matet në terma financiarë. Shifrat tregojnë se rënia e shpenzimeve të mbrojtjes, që ndodhi pas krizës ekonomike të vitit 2008 është ndalur, por ndërkohë shpenzimet nuk janë përmirësuar në nivelet e para krizës.

Shpenzimet e mbrojtjes, u rritën kryesisht në krahun lindor të NATO-s, në ato shtete të kërcënuara drejtpërsëdrejti nga Rusia. Sidoqoftë, shpenzimi në vetvete, nuk është një pikë referimi për krahasimin e kapaciteteve ushtarake, apo për të kuptuar se sa i sigurt është një vend.

Diferencat e fuqisë blerëse, rregulloret kombëtare, financimi i aparateve burokratike që nuk lidhen me detyrat ushtarake si të tilla, të gjitha këto gjëra mund të bëjnë dallimin në aftësitë ushtarake. A janë përmirësuar aftësitë ushtarake evropiane që nga viti 2015?

Në disa aspekte, po. Gjatë 5 viteve të fundit vendet baltike dhe vendet evropiane jo-anëtare të NATO-s, si Suedia dhe Finlanda, kanë vendosur një rekord mbresëlënës për forcimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse. Por pak gjëra, kanë ndryshuar në pjesën tjetër të Evropës.

Në Gjermani, shpenzimet e mbrojtjes, janë shndërruar në një “mollë sherri” mes partive qeverisëse. Presioni i socialdemokratëve për të rritur shpenzimet sociale, nënkupton se qeveria nuk ka rënë dakord për një rritje të mëtejshme të shpenzimeve të mbrojtjes, aktualisht në nivelin 1.2 përqind të PBB, dhe që nga viti 2022 do të rritet në 1.3 përqind, ose rreth 43 miliardë euro.

Por për të ndërtuar trupat dhe sistemet e armëve, që tashmë i janë premtuar NATO-s si një kontribut për mbrojtjen e aleancës, qeveria e Berlinit kërkon një buxhet minimal prej 60 miliardë eurosh.

Ajo e ka shtyrë arritjen e objektivit të 2 përqindëshit, fillimisht nga 2024-a në vitin 2027, dhe tani në vitin 2032. Po kush do ta mbushë boshllëkun në NATO deri atëherë? Ndërkohë, ka edhe probleme të tjera. Polonia shpenzon më shumë se 2 për qind të PBB-së së saj për mbrojtjen, por prioriteti i qeverisë është të ndërtojë një milici të mbrojtjes territoriale. Por vlera ushtarake e 17 brigadave të këmbësorisë së armatosur lehtë, është shumë e kufizuar.

Ato përfshijnë vullnetarë pa përvojë ushtarake, të cilët marrin një trajnim vetëm 30 ditor në një vit. Në rastin e një krize me Rusinë, është e vështirë që ata të mobilizohen dhe të vendosen shpejt në front. Në muajt gusht-shtator 2014, formacionet e rregullta e të blinduara ushtarake ruse,  i shpartalluan njësitë ukrainase të këmbësorisë, të përbëra nga vullnetarë të armatosur lehtë.

Në krizat e ardhshme me Rusinë, NATO mund të duket shumë më e dobët, sesa duket në letër.

Padyshim që dështimi i udhëheqësve politikë, për të hapur një diskutim publik në lidhje me këtë temë, ka ndikuar në këtë gjendje. Dhe shumë shpesh, këta liderë kanë qenë të kënaqur ta lejojnë Donald Trumpin t’u tërheqë vëmendjen, mbi detyrimet e paplotësuara nga vendet e Europës ndaj NATO-s./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goca

Tags: EvropënmbrojturmjetetNATO

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Lufta në Siri s’ka mbaruar, ajo po merr thjesht një trajektore të re

"I nxirrnin kriminelët më të rrezikshëm nga burgu, me leje lindje"/Rama: Mundëm Saliun, e jo më Lulin

DALIN SMS-të/ PS fillon fushatën, deputeti i shkruan mësuesit

Rama prezanton Safet Gjicin si kandidat për Bashkinë e Kukësit

U vetëdogj me benzinë, zbulohen shkaqet që çuan të moshuarin drejt aktit ekstrem

Tragjedi në Bulqizë/ Shpërthen granata teksa luanin, humb jetën fëmija 10 vjeç







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com