Pas incidentit që çoi në braktisjen e konferencës për “Klimën në Ballkanin Perëndimor” nga ana e delegacionit serb, ka folur ministri Mjedisit të Kosovës, Matoshi si dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.
Ky i fundit, në një prononcim për mediat tha se konferencën për Ballkanin Perëndimor nuk kishte kuptim të zhvillohej pa Kosovën. Klosi theksoi se ka pasur dakordësi mes palëve kosovare dhe serbe, teksa thelbi i diskutimit ka qenë për projekte të përbashkëta të rajonit, ë mënyrë që të përfitojnë fonde t përbashkëta.
“Është një aktivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara, ka personalitete të shquara të gjithë botës dhe institucioneve ndërkombëtare. Kur vjen puna te fondet, Kosova është pjesë e diskutimit. Për sa i përket rregullave të Kombeve të Bashkuara janë jashtë kompetencës sonë. Ne e bëmë ftesën sepse ishte e palogjikshme që të bënim konferencë për rajonin, pa praninë e Kosovës.
Kishim një dakortësi me OKB-në dhe Serbinë, për zhvillimin e aktivitetit. Ajo që nuk u pranua nga organizatorët ishte prezenca me të drejta të plota të Kosovës, më detyroi dhe mua që të bënim 2 orë diskutime dhe negociata me ta. E rëndësishmja është që konferenca të zhvillohet. Tashmë Kosova do të jetë e pranishme me statusin e të ftuarit special.
Dita e sotme është një hap përpara të njohjes së Kosovës nga Kombet e Bashkuara. Do vazhdojmë edhe nesër diskutimet, përveç problemeve protokollare, s’besoj se ka probleme të tjera”, tha Klosi.
Ministri i Mjedisit të Kosovës, Fatmir Matoshi tha për mediat se takim ka pasur mes delegacioneve edhe na darkën e mbrëmshme, ku është diskutuar për problemet që duhet t’i zgjidhin së bashku. Ai dha mesazhin se të dyja palët duhet të mendojnë përtej zhvillimit të politikës ditore.
“Kemi ardhur në konferencë, darka e djeshme ka qenë e përbashkët, kemi diskutuar që problemet duhet t’i zgjidhim së bashku. Duhet të mendojmë përtej zhvillimit të politikës ditorë, ua kam thënë që në rast se duan të flasin për Ballkanin Perëndimor, duhet të pajtohen qoftë kombet e bashkuara, qofte Serbia se Kosova duhet të jetë e pranishme”, tha Matoshi./ Tirana Today