Lazio humbi një ndeshje mjaft të rëndësishme të mërkurën në mbrëmje, kur fitorja ishte detyrim për të siguruar një pozitë më të mirë në tabelë për zonën Champions. Edhe pse vini nga një fitore mjaft e rëndësishme dhe pritej që morali i lacialëve të ishte lart, ata dolën pa pikë nga transferta me SPAL. Djemtë e Inzaghit u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin e ngushtë 1-0.
Takimi u vendos nga një penallti në minutën e fundit, që u ekzekutua në mënyrën më të mirë nga Petagna. Një tjetër ndeshje fantastike e Strakoshës, që sipas mediave italiane ishte më i miri në fushë për miqtë.
Padyshim që lacialët duhet të ndezin qirinjtë dhe të luten për portierin shqiptar, pasi në të kundërt statistikat do të ishin edhe më keq për ta. Vendimtar në shumë raste ishte për Lazion gardiani i Kombëtares kuqezi, por nuk mund të bëj gjëra mbinatyrore, pasi goli duhet të shënohet nga lojtarët e tjerë në fushë.