Një incident i dhunshëm është regjistruar në fundin e takimit Tirana-Laçi, i mbyllur në barazim 1-1.
Kamerat e sigurisë së stadiumit “Selman Stërmasi”, tregojnë momentin se si ka nisur sherri mes sulmuesit të Tiranës, Michael N’Goo dhe pjesëtarëve të stafit të Laçit.
Siç shihet dhe nga pamjet, fillimisht sulmuesi Michael N’Goo është përplasur verbalisht me presidentin e klubit kurbinas, Pashk Laska, e më pas afrohet për ta goditur atë.