Menaxheri i VIP-ave, Jurgen Kurti u qëllua 23 herë me pistoletë të hënën në mbrëmje teksa po kthehej në shtëpi, në hyrje të pallatit ku jetonte, ndërsa 10 plumba e kanë prekur Kurtin në trup, duke e lënë të vdekur. Dyshohet se autorët kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip Benz e kanë ndjekur dhe kanë pritur sapo i riu ka parkuar makinën.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 tha se për ngjarjen e djeshme janë 10 persona të shoqëruar, por deri më tani ngjarja nuk është zbardhur ende. Sipas saj, janë dy pistat kryesore ku po heton policia, ajo e hakmarrjes dhe jeta që Jurgeni bënte.
“I ndjeri ishte një personazh i njohur për shkak të së kaluarës së tij. Pista e parë e policisë ka qenë një vrasje e ndodhur për hakmarrje, ka shoqëruar edhe të afërm të Agim Arapit(pronari i vrarë i marketit në Durrës). Është pistë që do të hetohet ende. Vetëm kur prokuroria dhe policia do të jenë të bindura që s’ka ngjarja e 2017 s’ka lidhje me vrasjen e mbrëmshme, pista bie. Më kryesoja është pisa e jetës dhe aktivitetit të tij. Ai ishte i njohur në rrethet e elitës së Tiranës, menaxhonte vipa, qarkullonte shumë para, kishte njohje të ndryshme dhe pikërisht këtu janë fokusuar hetimet”,- tha Lala.
Gazetarja Lala shtoi ndër të tjera se, “Fakti që krimi është kryer në një kohë rekord, në një zonë me kamera tregon se autorët kanë pasur informacione të detajuara për lëvizjen e tij. Kemi të bëjmë me një krim të sofistikuar. Polica duhet të jetë më e kujdesshme, ka shumë më tepër mundësi ta zbardhë këtë ngjarja nga e cila ka dëshmitarë, kamera, bisedat telefonike të viktimës”.