Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Jeni larguar nga Greqia e doni të riktheheni? Ja rruga që duhet ndjekur

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Jeni larguar nga Greqia e doni të riktheheni? Ja rruga që duhet ndjekur

Të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi që më parë dispononin një leje qëndrimi 10 vjeçare, por që janë larguar nga shteti helen për jo më shumë se dy vjet, tashmë mund të rinovojnë dokumentat.

Gazeta Shqiptare ka zbardhur udhëzimet e Ministrisë së Emigracionit në Greqi, ku sqarohen me shembuj konkretë se çfarë procedure ndiqet për një sërë kategorish që kishin pasur ose jo leje qëndrimi dhe duan ta marrin atë tani. Pavarësisht se këta emigrantë janë larguar nga shteti grek, sërish mund të përfitojnë leje qëndrimi.

“Gjatë viteve që kanë qëndruar në Greqi në mënyrë ilegale, çdo dokument që vërteton banimin në shtetin grek do të luajë rol të rëndësishëm për të vërtetuar qëndrimin e emigrantit në shtetin fqinj. Në rast se janë familjarë dhe nuk kanë për çdo vit dokumenta që vërteton banimin e emigrantit, janë të mjaftueshme vërtetimet nga shkolla, deklarata tatimore (forologiki dilosi), nëse kanë siguracion, etj”,-theksohet në udhëzim.

Shembuj konkretë

Një emigrant shqiptar ka qenë i pajisur me leje qëndrimi nga viti 2010 deri 2015 në shtetin grek. Aplikimi për lejen e qëndrimit që bëri me datë 30.03.2015 iu refuzua sepse nuk kishte numër të mjaftueshëm ensimash (sigurime shoqërore). Pavarësisht kësaj, atij i lind e drejta të riaplikojë nëse nuk është larguar nga shteti grek. Një tjetër rast, është ai i një emigranti shqiptar, i pajisur me leje qëndrimi në periudhën 2005-2010. Shtetasi i sipërpërmendur, u largua nga shteti grek në periudhën 2012-2014 dhe më pas u rikthye sërish, me pasaportë 3 mujore dhe vazhdon të jetojë në Greqi deri më sot.

Në këtë rast, ka të drejte te aplikojë sërish për leje qëndrimi nëse nuk është larguar më nga Greqia që në momentin që erdhi me pasaportë. “Një emigrant ka qenë i pajisur me leje qëndrimi në periudhën 2006-2011. U largua për dy vjet nga Greqia në 2012-2014 dhe më pas erdhi sërish me pasaportë 3 mujore dhe vazhdon të jetojë në Greqi deri sot. Në këtë rast ka te drejtë të aplikojë për leje qëndrimi, sepse dy vitet e fundit (2015 dhe 2016) vazhdon të jetojë në Greqi”,-bën me dije një prej zyrave të avokatisë që mbulon çështjet e emigracionit në Greqi.

Bashkimi familjar

Në rast se njeri nga prindërit, në momentin e lindjes së fëmijës është i pajisur me leje qëndrimi, atëherë ka të drejtë të bëjë bashkimin familjar dhe të pajisë edhe bashkëshortin/en me leje qëndrimi. Dy kushtet kryesore që duhet të plotësohen janë: dokumente që vërtetojnë se prindërit jetojnë në shtetin grek pas lindjes së fëmijës; si dhe në momentin e fillimit të procedurave për bashkim familjar, shtetasi duhet të jetë i pranishëm në shtetin helen.

Ndërkohë, prindi që aplikon për leje qëndrimi nuk duhet të ketë munguar nga Greqia më shumë se 6 muaj në dy vitet e fundit. Kjo mund të vërtetohet me librezën e vaksinimit të fëmijës, me vërtetim nga shkolla, nga kurset (frontistirio) që ndoshta ka bërë fëmija, si dhe nga aktivitetet që fëmija ka marrë pjesë. “Në rast se do të filloni aplikimin sërish dhe do të pajiseni me leje qëndrimi, atëherë paravolo (tarifa) është 150 euro. Në rast se do të filloni sërish aplikimin për leje dyvjeçare, paravolo është 300 euro”,-thotë Ministria e Emigracionit.

Blerja e sigurimeve shoqërore

Që nga data 1 dhjetor 2015, të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi, kanë të drejtë të fillojnë të blejnë ensimat (sigurimet shoqërore) që iu mungojnë për të plotësuar ditët e nevojshme dhe të fillojnë procedurat e aplikimit për lejen e qëndrimit. Madje edhe për bashkimin familjar duhet që të dy partnerët të kenë numrin e ensimave që iu nevojitet për të aplikuar për lejen e qëndrimit.

Marrja e nënshtetësisë

I pyetur nga Gazeta Shqiptare, eksperti Fatos Malaj, tregon se procedura për kryerjen e shkëputjes nga leja e qëndrimit, mund të kryhet automatikisht. “Në momentin që një emigrant shqiptar merr nënshtetësinë greke, kjo paraqitet në gazetën qeveritare. Para funksiononte në këtë mënyrë: emigranti duhej të shkonte në Qendrën e Emigracionit ku dhe kishte marrë lejen e qëndrimit, dhe bënte shkëputjen nga kjo leje në mënyrë që të merrte nënshtetësinë.

Por kjo ishte një procedurë që zgjaste 2-3 javë. Tashmë procedura është lehtësuar dhe bëhet automatikisht”,- thotë Malaj. Megjithëse heqja e lejes së qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzuar programe studimi jashtë shtetit, dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumenta greke. Kjo sepse nuk mund të paraqiteshin direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por duhej që më parë të linin një takim e cili mund të realizohej edhe pas disa muajsh. Ndërkaq edhe mbajtësit e “kartës së homogjenit”, duhej të paraqiteshin në polici për të anuluar kartën e tyre. Pra, gjithë kjo procedurë sillte një zvarritje të panevojshme, në një kohë që gjithçka mund të zgjidhej në mënyrë elektronike nga shërbimet administrative greke./Gsh/

TË LIDHURA

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari
Aktualitet

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

11:29 | 23/05/2025
U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë
Aktualitet

U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

10:35 | 23/05/2025
U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku
Aktualitet

U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku

10:29 | 23/05/2025
Next Post
“Shkollat në shërbim të kryeministrit, punonjësit e bashkisë së Fierit ishin hamallët”

“Shkollat në shërbim të kryeministrit, punonjësit e bashkisë së Fierit ishin hamallët”

Kreu i PD-së zbardh prapaskenat: Ja pse e shkarkoi Rama drejtorin e Policisë së Fierit

Kreu i PD-së zbardh prapaskenat: Ja pse e shkarkoi Rama drejtorin e Policisë së Fierit

Oriola Marashin e “tradhtojnë” të brendshmet, i ‘tregon’ të gjitha (FOTO)

Oriola Marashin e “tradhtojnë” të brendshmet, i ‘tregon’ të gjitha (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbim të të burgosurve të luftës
Bota

Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbim të të burgosurve të luftës

by mirseda
12:49 | 23/05/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për të zhvilluar...

Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

12:23 | 23/05/2025
Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

11:36 | 23/05/2025
Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

11:29 | 23/05/2025
Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

11:01 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com