Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Dokumenti/ U fut në burg 24 vjeç dhe doli 54, ja pse u dënua dy herë Pjetër Arbnori

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Dokumenti/ U fut në burg 24 vjeç dhe doli 54, ja pse u dënua dy herë Pjetër Arbnori

Nga Kastriot Dervishi/ Është ndër rastet më të njohura të burgimeve të gjata sepse ishte në vitet 1991-2005 deputet i Partisë Demokratike dhe në vitet 1992-1996; 1996-1997, kryetar i Kuvendit Popullor. Pjetër Arbnori (1935-2006) nga Shkodra mbetet ndër figurat më interesante të tranzicionit. Qysh i vogël u rrit jetim sepse komunistët i vranë babanë. Për të ndjekur shkollën, u detyrua të ndryshojë mbiemrin nga Toma në “Arbnori”. Në janar 1958 filloi të japë provimet në degën histori – filologji në Universitetin e Tiranës, duke arritur ta mbarojë këtë shkollë në qershor 1960. Në shtator 1960 filloi punë si mësues i letërsisë në teknikumin bujqësor “Kajo Karafili” në Kavajë. Vazhdoi punë deri në prill 1961 kohë kur u largua nga puna.

Fleta e lirimit të Pjetër Arbnorit nga Burgu nr.321 Burrel

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

-Vitet 1961-1989: 28 vjet, 2 muaj, 9 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 26 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 54 vjeç

Dënimi i parë

Pas pushimit nga puna ishte i pakënaqur edhe më shumë ndaj regjimit. Shoku më i ngushtë i tij ishte Zeqir Koçi, e pas tij vinte Selim Resuli, të cilët përbënin “grupin e Durrësit”. Arbnori u përfshi në një grup që me një aktivitet shumë simbolik (zhvilluan vetëm disa mbledhje midis tyre) synonte krijimin e një partie socialdemokrate.

Anëtarët e grupit të Tiranës: Uran Kalakulla (kryetar), Agim Musta (sekretar), Riza Kuçit, Tanush Kaso dhe Kahreman Paftali në periudhën shtator-dhjetor 1960 bënë disa mbledhje në shtëpi, universitet dhe te parku i Tiranës. Me ndërmjetësinë e Tanush Kasos, vendosën kontakte me grupin e Pjetër Arbnorit në Durrës. Në fund të shkurti 1961 organet e punëve të brendshme morën dijeni për ekzistencën e dy grupeve.

Më 1.5.1961 janë takuar në Durrës: Pjetër Arbnori e Zeqir Koçi nga grupi i Durrësit dhe Uran Kalakulla e Tanush Kaso nga grupi i Tiranës. Takimi i kthimit ishte lënë më 27.5.1961 në Tiranë, por nuk u zhvillua sepse grupi u arrestua.

Grupet e Pjetër Arbnorit dhe Uran Kalakullës u zbuluan rastësisht. U arrestua më 27.5.1961 në Durrës. U dënua së bashku me shtetasit: Uran Kalakulla, Tanush Kaso, Zeqir Koçi, Kahreman Paftali, Riza Kuçi dhe Agim Musta. Me vendimin nr.113, datë 11.8.1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për tradhti ndaj atdheut e agjitacion dhe se bashku me Uran Kalakullën e dënoi me vdekje, pushkatim. U la në fuqi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.121, datë 3.9.1962. Presidiumi i Kuvendit Popullor, i ktheu vendimet me vdekje me 25 vjet burgim .

Ridënimi

Më 30.1.1979, Pjetër Arbnori u arrestua duke vuajtur dënimin në Burgun e Burrelit. U hetua për 4 muaj. Me vendimin nr.37, datë 30.5.1979 Gjykata e Rrethit Mat e deklaroi fajtor për veprën e agjitacionit e propagandës brenda në burg dhe u dënua me 12 vjet të tjera burgim. Gjykata vërente: “Është shprehur se socializmi nuk mund të triumfonte në shkallë botërore, ai mund të vendoset vetëm në vendet e varfra, apo shprehje të tjera se këta (komunistët) janë njerëz të poshtër, pa dinjitet, ndjekin vijën e Stalinit dhe sipas tij politika që ndjek shteti ynë është politikë mashtruese…Në shkrimet e tij, i pandehuri, si një element armik që është ka shprehur tendencën e letërsisë borgjeze revizioniste. Kështu ai personazhit kryesor i shkëput nga problemet aktuale të shoqërisë dhe merret me probleme të parëndësishme në shtetit e ardhshëm, e të tjera”.

Pjetër Arbnori u lirua më 3.8.1989 nga Burgu nr.321 i Burrelit. Vitet e fundit të dënimit, komanda e kishte angazhuar në disa përkthime letrare apo historike.

Tags: 24 vjeç54burgdokumentidolidy hereja pse u dënuaPjetër Arbnori

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
“Aleanca e qelbësirave është bërë bashkë”, shpërthen Murrizi: Ikni o fëlliqësira dhe lërini demokratët…

“Aleanca e qelbësirave është bërë bashkë”, shpërthen Murrizi: Ikni o fëlliqësira dhe lërini demokratët...

Nuk u lejua të votojë në zgjedhjet e Tuzit, Emina Cunmulaj: Ja nga çfarë tremben

Nuk u lejua të votojë në zgjedhjet e Tuzit, Emina Cunmulaj: Ja nga çfarë tremben

Rudina Hajdari premtim në memorialin e të atit: Jam gati të lë mandatin

Nuk dorëzoi mandatin/ “Rudina Hajdari, kryetare e opozitës së re në Kuvend”

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE
Politikë

“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE

by mirseda
21:50 | 08/09/2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti mbrëmjen e së hënës Trupin Diplomatik shqiptar që shërben në vende...

Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore

Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore

21:36 | 08/09/2025
Aksident në aksin rrugor Krumë-Golaj, dy Benza-t përplasen me njëri-tjetrin, vdes një nga drejtuesit e automjeteve

Aksident në aksin rrugor Krumë-Golaj, dy Benza-t përplasen me njëri-tjetrin, vdes një nga drejtuesit e automjeteve

21:08 | 08/09/2025
KQZ: Më 17 shtator fillon votimi me postë për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, janë regjistruar rreth 44 mijë votues që jetojnë jashtë

KQZ: Më 17 shtator fillon votimi me postë për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, janë regjistruar rreth 44 mijë votues që jetojnë jashtë

20:49 | 08/09/2025
“Putin po përgatitet për përballje me NATO-n”, alarmi i inteligjencës ukrainase

“Putin po përgatitet për përballje me NATO-n”, alarmi i inteligjencës ukrainase

20:39 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com