Ka nisur votimi për zgjedhjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, i cili do të zgjidhet nga 87 pjesëmarrës me të drejtë vote. Në garë janë 3 kandidatë, Ylli Gurra, Gramoz Blliku dhe Bujar Spahiu, të cilët para nisjes së votimit kanë marrë fjalën para Këshillit.
I vetmi që shpalosi platformën e tij të përbërë nga 9 pika ishte kandidati Ylli Gurra.
Procedura e votimit:
Një nga tre kandidatët duhet që të sigurojë 2/3 e votave, gjë që duket e vështirë. Për rrjedhojë, mendohet që kreu i KMSH-së do të zgjidhet në raundin e dytë.
Kjo pasi nëse një nga kandidatët nuk siguron 2/3 e votave, atëherë procesi i votimit zhvillohet sërish, këtë herë me vetëm dy kandidatët që kanë siguruar më shumë vota.