Nënkryetari i deritanishëm i KMSH-së, Bujar Spahiu është zgjedhur kreu i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, teksa ka siguruar 59 vota, nga 87 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm që morën pjesë në votime.
Në garë për kreun e KMSH-së ishin edhe myftiu i Lushnjes Gramoz Blliku dhe myftiu i Tiranës Ylli Gurra.
Mes tre kandidatëve, Gurra ishte i vetmi që shpalosi një platformë prej 9 pikash para Këshillit. Gurra siguroi 26 vota, ndërsa Blliku 2 vota.
Ndërkohë që ditën e djeshme u larguan dy kandidaturat Bruçaj dhe Abdishahu. Pak para votimit, u largua dhe imami Islam Hoxha.