Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Flakenshtajn do të heshtë kur të “këndojë” Dako

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Flakenshtajn do të heshtë kur të “këndojë” Dako

Nga Desada Metaj

Për një pjesë të publikut shqiptar mund të jetë e vështirë të shqiptojnë “Flakenshtajn”, por jam e bindur që e kanë kuptuar me shumë lehtësi mesazhin e sotëm të eurodeputetit të mbërritur në Tiranë ditën e djeshme, shprehur me gjuhën e zakonshme të “ndërkombëtarëve”. Disa opozitarë mund të jenë ndjerë të shqetësuar nga mesazhet e dhëna prej tij në emër të Brukselit, sikundër një batalion i tërë i ushtrisë së propagandës qeveritare nxituan ta përkthejnë qëndrimin e Flakenshtajnit në favor të tyre. E gjithë kjo skemë është kaq e qartë dhe ripërsëritur, sa pa dyshim një pjesë e mirë e publikut të interesuar për problemet e veta tashmë e ka të qartë se çdo i huaj, që u “qan hallin shqiptarëve dhe reformave” në anglisht, paguhet mirë dhe nuk i prishet as dita dhe as karriera për situatën në Shqipëri. E vetmja gjë që mund të rrezikojë sadopak ditën e punës së një europarlamentari është destabiliteti në një vend si Shqipëria, ku sytë kanë qenë të mbyllur përpara kanabizimit masiv, veshët e shurdhër për kriminalizimin e politikës dhe mbarë shoqërisë dhe goja e kursyer në kritika për shkak të negociatave, që i premtohen çdo qeverie qysh 20 vjet më parë deri më sot.

Në serinë e deklaratave të sotme në anglisht dhe shqip, të mbushura përplot me klishetë e zakonshme “jetë parlamentare”, “bashkëpunim për reformat” apo “hapje negociatash”, deklaruesit harruan të përmendnin shitblerjen e votës, që është zanafilla e djegies së mandatave nga opozita dhe, pa dyshim, shkaktari kryesor i krizës ndoshta më të madhe të parlamentarizmit pluralist në Shqipëri deri më sot.

Pakkush nga anglishtfolësit e sotëm ka dëgjuar për dosjen e famshme 339. Jam e sigurt se ata që i presin, përqafojnë dhe shoqërojnë delegacionet e Brukselit në Shqipëri, janë përherë të kujdesshëm t’i fshehin problemet e vërteta të këtushme. Jam e bindur që ankesat e opozitarëve ata i përshkruajnë si politikanë, që duan të vijnë në pushtet pa votuar. Për fat të keq, kjo ka ndodhur që kur Shqipëria ka nisur negociatat me BE-në. Por jam po kaq e bindur se, përgjatë gjithë këtyre viteve të vështira në udhëtimin tonë për të mbërritur në Europë, nuk ka pasur rast më të rëndë dhe më të qartë të blerjes së votave dhe inkriminim të zyrtarëve të lartë shtetërorë sesa rasti i socialistëve të tanishëm në pushtet.

Nuk është sajesë opozitarësh, por e vërtetë që e dinë të gjithë se Vangjush Dako ka bashkëpunuar me një grup të rrezikshëm kriminal për të blerë votat në Qarkun e Durrësit. As thashethem që të tjerë deputetë dhe ish-ministra socialistë janë kapur mat në regjistrime telefonike tek flasin për blerje votash me banditë të kërkuar nga drejtësia.

Provat e plota, nga të cilat shumë pak kanë rrjedhur në media, të “dosjes 339” flasin qartë se në rrjetën e përgjimeve të botës së krimit në Shqipëri shfaqen si protagonistë dhe njerëz me pushtet politik. Ata sot presin me ankth lajmet e përditshme të “Zërit të Amerikës” apo lëvizjet e Edi Ramës dhe Donika Prelës. Sepse dosja voluminoze e hetuar përciptas, e hequr nga duart e prokurorëve që e nisën si proces, si shërbimi që Donika Prela bëri për të kaluar vetingun, është fija e hollë që e mban ende Edi Ramën në pushtet.

Asnjë deklaratë, sado qëllimisht e paqartë, nga ana e Prokurorisë nuk e fsheh dot faktin se Vangjush Dako nuk po hetohet dhe “avokatë” të tij janë çifti Prela— Rama. Ndërsa e para e bëri për të kaluar kaluar vetingun, i dyti me gjasë nuk do e kursente “Gjushin” po të mos i frikësohej reaksionit zinxhir, i cili mund të nxisë hetimin e socialistit më të rëndësishëm të të gjithë Qarkut të Durrësit.

Jo sepse hetimet do të mund të penalizojnë detyrimisht Vangjush Dakon, por për faktin e thjeshtë se hapja e hetimeve serioze do të nxirrte në pah përfshirjen e deputetëve të tjerë të tij, që flasin lirshëm me banditë, që shoqërohen me trafikantë e që në fund të ditës, edhe pse Rama mund t’ua kërkojë për hir të hapjes së negociatave dhe larjes së duarve me të huajt, nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë as disa orë të lirisë së tyre për llogari të Edi Ramës.

Me një vëzhgim të përciptë, kanë mjaftuar vetëm tri fije nga një dosje voluminoze me përgjime të kryera nga partnerë seriozë ndërkombëtarë (jo nga ata që na vizitojnë shpesh dhe takohen me politikanë), që juridikisht të kemi një Prokurori jofunksionale dhe politikisht një krizë parlamentare.

Është pyetje retorike të pyesësh se kush i ka penguar hetimet e deritanishme, sikundër është e pritshme që fletë të tjera të kësaj dosjeje, me emra edhe më të rëndësishëm se Dako, të shfaqen në media, në një përpjekje më serioze se çdo institucion shtetëror për të thënë ca të vërteta më shumë.

Në këto rrethana, është e kuptueshme që disa ndërkombëtarë e kanë të vështirë të kuptojnë të vërtetën e shitblerjes së votës, të hetimeve që nuk kanë nisur ende për të dyshuar, për të tjerë deputetë apo ish-ministra që ende e bëjnë gjumin e shqetësuar se mos media publikon ndonjë përgjim të ri. E se mos shefi në Kryeministri dhe zonja e Krimeve të Rënda një ditë, të ndodhur nën trysni, detyrohen të bëjnë një kokë turku.

Askush nuk do pranonte të ishte i tillë. As Saimir Tahiri nuk e pranoi. Dhe as ishkolegët e tij nuk do e duan këtë gjë. Por kur dara e presionit do të rritet e anglishtfolësit do të kërkojnë një kurban, ky nuk do të jetë libri me të njëjtin titull i Edi Ramës, por një apo disa koka politikanësh.

Deri atëherë, askush të mos çuditet që të ardhurit nga Brukseli flasin me gjuhën e Knut Flakenshtajnit sot në Tiranë.

Tags: desada metajFleckensteinopinion

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
“Veliu t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve që i helmoi me gaz serb”

“Veliu t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve që i helmoi me gaz serb”

Emri/ Tritol për konflikt pronësie në ‘Vasil Shanto’, pranga autorit

Emri/ Tritol për konflikt pronësie në ‘Vasil Shanto’, pranga autorit

Djegia e mandateve, Çuçi: Vendim antishqiptar dhe vetëvrasës për opozitën

Djegia e mandateve, Çuçi: Vendim antishqiptar dhe vetëvrasës për opozitën







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com