Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Mesazhet me dy kuptime të Pandeli Majkos dhe sinjalet për Ramën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Çfarë ndryshon midis modelit Majko dhe atij të Edi Ramës?!

Sa herë ka kriza të forta politike, kur në pushtet është e majta, dhe pushteti i kryeministrit vihet në rrezik, gjithnjë prozhektorët drejtohen nga Pandeli Majko. Ai është nga ata socialistë me kuota të larta në publik, dhe i pranueshëm edhe nga kundërshtari. Dy herë kryeministër, Majko nuk është lidhur drejtpërdrejt me ndonjë aferë kur ka qeverisur, dhe emri i tij nuk është përmendur në skandale. I përkorë, pa protagonizëm, por prezent kur duhet.

Dhe në krizën e fortë të 2017, ai u pa duke pirë një kafe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, në Rogner. Dhe ja këto ditë, sërish flitet shumë për Pandeli Majkon. Sot në një intervistë në Top Talk, në T.CH, ai ka lënë disa mesazhe me dy kuptime. Të forta, por cdokush, sa mund ta marrë që I adresohen Bashës, aq mund ta kuptojë që janë sinjale për Ramën. Edhe pse është anëtar i qeverisë, pra formalisht vartës i Kryeministrit, Majko ka folur si të jetë mbi palët. Dhe nëse merr në konsideratë faktin se ai është ministër, mendja ta do që shigjetat që ka hedhur sot, janë më shumë për Ramën, përndryshe normalisht ai duhej të ishte drejtpërdrejt i qartë se e ka me Bashën. Ja si është shprehur në dy momentet më të forta të intervistës, i pyetur për krizën.

“Në fund fare, dikush do të humbasë, por ndonjëherë në politikë humb duke fituar, dhe fiton duke humbur”, thotë Majko, i cili ka theksuar që në krye nevojën për uljen në tryezë të shefit të mazhorancës me shefin e opozitës. Humb duke fituar, ngjan si fitorja e Ramës në zgjedhjet e fundit, por që tashmë ka dalë jo legjitime, e ndotur dhe e damkosur nga faktet që ka zbuluar drejtësia ku grupe kriminale janë përfshirë direkt në fushatën e blerjes dhe manipulimit të votës në interes të qeverisë. Kjo është të humbësh, duke fituar.

Po ashtu, fiton duke humbur, ngjan se më shumë i adresohet Ramës, sepse ideja të çon që, fiton më shumë nëse për të shtensionuar situatën dhe për të gjetur zgjidhje për krizën, pranon të humbësh, në këtë rast, karriken, privilegjet dhe interest. Qoftë dhe përkohësisht, për hir të vendit, që Shqipëria të shkojë më në fund në një palë zgjedhje vërtetë të lira e të ndershme.

Po ajo çka mesazhin e Majkos e bën jo vetëm dykuptimësh, por qartazi një thirrje për Ramën, është çka vjen më pas.

“Mendoj që jemi klasë politike që po mbyll ciklin e vet dhe është e sigurtë që në zgjedhjet që vijnë, dikush do të lërë jo vetëm karrigen e politikës. Prandaj është ky polarizim në këtë moment”. Me klasë politike që po mbyll ciklin, si pjesë e një tranzicioni të gjatë, kuptohet më së pari Edi Rama. Më shumë se Lulzim Basha, është pikërisht shefi i qeverisë në fund të një cikli, pasi ai gjendet në pushtet prej vitit 98, si ministër, si kryetar bashkie, si shef opozite e sot në krye të ekzekutivit, prej 6 vitesh. Ky mund të konsiderohet cikël.

I Bashës ende nuk është mbyllur, pasi supozohet se deri tani ai ka bërë gjysmën e ciklit, dhe i mbetet që të provojë alternativën e tij si kryeministër, se cfarë do të jetë i zoti të bëjë. Basha po ashtu, ngjashëm me Ramën, ka qënë në shumë poste, ministër e kryetar bashkie, por që të quhet mbyllje e ciklit, duhej të ishte provuar në krye të qeverisë. Ky moment i Majkos, duket se shkon tërësisht për shefin e tij. Ministri për diasporën, me gjithë kujdesin që ka bërë, ngjan se në një moment, retorika i ka rrëshqitur duke treguar ndoshta një dëshirë të pashprehur, që është largimi i Ramës, gjë që gjendet në jo pak koka socialistësh, po që nuk kanë kurajon ta thonë./Mapo

Tags: kuptimemesazhetPandeli MajkosRamënSinjalet

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Next Post
Parandjenja e frikshme, zbulohet mesazhi i futbollistit para zhdukjes së avionit

Fillon pjesa më e shëmtuar, beteja ligjore mes dy klubeve për lojtarin që nuk jeton më

Injorantë dhe gjumashë/ I pashkolli futi në lojë Sigurimin e Shtetit, u hoq si kolonel

Injorantë dhe gjumashë/ I pashkolli futi në lojë Sigurimin e Shtetit, u hoq si kolonel

Tensionohet situata para Kuvendit, banorët e Astirit ‘djegin’ Edi Ramën (foto-video)

Policia publikon foto dhe emrat, kush janë protestuesit e proceduar penalisht







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com