Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Kambanë alarmi”, Basha kujton pushkatimin e 22 intelektualëve dhe jep një mesazh

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Kambanë alarmi”, Basha kujton pushkatimin e 22 intelektualëve dhe jep një mesazh

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 68-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve shqiptarë nga regjimi komunist.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se “përditë riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit”.

“Përvjetori i 68-të i martirizimit të 22 intelektualëve, në emrin e terrorit komunist, duhet të na shërbejë si një kambanë alarmi se ç’efekte prodhohen kur vendimet i merr partia, kur parlamentin e pushton partia, kur partia vendos të të gradojë pse je hajdut apo kur partia vendos të të dënojë pse je kundërshtar politik”, shkruan ndër të tjera kryedemokrati.

Postimi i plotë:

68 vjet më parë dje, në një akt të pastër terrori, me një vendim të Byrosë Politike të Partisë Komuniste, 22 intelektualë shqiptarë u pushkatuan, pa gjyq. Diktatori komunist e paraqiti terrorin e partisë si një akt të besnikërisë ndaj Bashkimit Sovjetik dhe vetëm më pas, plotësoi edhe letrat formale të gjyqit. Në mes të të vrarëve, pinjollë të familjeve të njohura të kryeqytetit e të të gjithë Shqipërisë ishte edhe një zonjë, njëra nga shkencëtaret e para të vendit, Sabiha Kasimati. Përzgjedhja e diktaturës ishte një përzgjedhje që terrori të ishte efektiv dhe për këtë përzgjedhje, vendimet mund t’i merrte vetëm partia-shtet.

Për zbardhjen e këtij akti makabër është bërë mjaft gjatë këtyre 30 viteve, që prej vitit 1993, kur dëshmitarë dhe banorë të zonës rrëfyen se ku ishte varri masiv i 22 martirëve. Por nuk mund të themi se po bëhet shumë për institucionet e kujtesës. Ruajtja e kujtimit i shërben shmangies së çfarëdolloj përpjekjeje për rehabilitimin e diktaturës apo, më keq akoma, për rikthimin në krye të institucioneve publike të nomenklaturës komuniste të brezit të parë apo të dytë.

22 intelektualët u pushkatuan me vendimin e një partie e cila e kishte kultin e krimit në filozofinë e vet. Sot ne ballafaqohemi me mungesën e vetëdijes dhe të kujtesës.

Shohim se si përditë riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit. Përvjetori i 68-të i martirizimit të 22 intelektualëve, në emrin e terrorit komunist, duhet të na shërbejë si një kambanë alarmi se ç’efekte prodhohen kur vendimet i merr partia, kur parlamentin e pushton partia, kur partia vendos të të gradojë pse je hajdut apo kur partia vendos të të dënojë pse je kundërshtar politik.

TË LIDHURA

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
Kosovo

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër
Aktualitet

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë
Aktualitet

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Next Post
Shpërndanin drogë pranë gjimnazeve, kapet 1 kg heroinë në banesën e “Peshkut”

Shpërndanin drogë pranë gjimnazeve, kapet 1 kg heroinë në banesën e “Peshkut”

Vezaj: KLP-ja e re me huqe të vjetra, ja kriteri që duhet hequr për kandidatët e SPAK

Vezaj: KLP-ja e re me huqe të vjetra, ja kriteri që duhet hequr për kandidatët e SPAK

Basha nxjerr fotot nga protesta e djeshme: Beteja jonë, për Shqipërinë si Europa

Basha nxjerr fotot nga protesta e djeshme: Beteja jonë, për Shqipërinë si Europa

JU REKOMANDOJMË

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com