Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Vangjush Dako ka bërë punë të shkëlqyer, meriton të rizgjidhet”

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Vangjush Dako ka bërë punë të shkëlqyer, meriton të rizgjidhet”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 se kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka bërë një punë të shkëlqyer për 16 vite në këtë detyrë dhe se meriton të rizgjidhet. Por ai theksoi se është asambleja e PS ajo që vendos. Balla ka replikuar me gazetarët përballë tij duke kundërshtuar blerjen e votave dhe deklaroi se PS kërkon të marrë edhe bashkinë e Shkodrës dhe Kukësit.

Për sa i përket protestës në vend ai tha se ndryshe nga ato në vende të ndryshme të Europës inspirohet nga lidershipi i dy partive.
Më 19 janar votohet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për çështjen e emrit në Athinë, marrëveshja e Prespës, 60 mijë protestues dhe dhunë djegie çdo të shtunë në Paris. Këtu dhuna inspirohet nga lidershipi i dy partive.

Rudina Xhunga: Ju çfarë do bëni zoti Balla?
Taulant Balla: Kuvendi dhe qeverisja do vazhdojnë punën normalisht. Jemi në proces përmbyllës të kandidatëve për 61 bashkitë.

Andi Tela: Me kë do konkurrojnë?
Taulant Balla:
 Do konkurrojmë me çdo parti që do marrë pjesë.

Andi Tela: S’ka parti? Thatë që nuk do i digjnin mandatet por i dogjën.
Taulant Balla: Uroj të mos dëgjojnë ty. Se në përgjithësi dëgjojnë Shkullakun. Partitë janë krijuar si instrument për të shkuar në zgjedhje.
Elementë të tillë ndodhin shpesh. Si dje në Rumani, në fundjavë në Francë, apo në Greqi. Nëse atje udhëhiqen nga një ekstrem…

Andi Tela: Elbasani qeveriset shumë mirë, Durrësi qeveriset jashtëzakonisht mirë..
Taulant Balla: Po-po, këto janë konceptet tuaja. Ju ftoj të vini në Elbasan.

Andi Tela: Ju doni t’i komandoni të gjitha?
Taulant Balla: Me organizimin që ka PS me lidershipin që ka PS, me programin që ka PS ne konkurrojmë. më vjen keq që në 2015 kemi humbur me vetëm pak vota në Bajram Curri. Por po ju them…

Andi Tela: Keni bërë reformën territoriale siç keni dashur dhe rezultati vjen siç e doni.
Taulant Balla: Unë po ju thosha se kemi marrë 46% të votave në Bajram Curri në 2017. Bashkia Tropojë nuk ka ndryshuar.

Andi Tela: Për gabimin e PD që ju la ta votoni vetëm reformën territoriale e vuan në kurrizin e saj por nuk është mirë që ju të qeverisni 61 bashki sikur në këtë vend shkon çdo gjë mirë?
Taulant Balla: Ne duam që dhe Kukësin dhe Shkodrën t’i qeverisim ne.

Erl Murati: Do ta rikandidoni Dakon?
Taulant Balla: Vangjush Dako ka bërë një punë të shkëlqyer në këto vite. Ne nuk kemi deklaruar zyrtarisht rikandidimin për asnjë kandidat. Është një gjë që i takon asamblesë. Në 23 mars do të them dhe kandidatët për të gjitha bashkitë e vendit.

Rudina Xhunga: Nuk doni të rikandidoni bashkinë e Durrësit, Elbasanit?
Taulant Balla: Ju niseni nga emrat ne nisemi nga parimet. Ajo që është diskutuar sot është një lexim që KQZ i ka bërë kodit për sa i përket referencës për numrat, për mandatet.
Unë kam një lexim që referenca në ligj i referohet tre mandateve. KQZ ka bërë këtë lexim sot, por përsëri insistoj që Vangjush Dako ka bërë një punë që meriton të rizgjidhet. Megjithatë kjo është një vendimmarrje që i takon Asamblesë së PS. /Balkanweb

Tags: bërëmeritonpunerizgjidhetshkëlqyervangjush dako

TË LIDHURA

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
Kosovo

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër
Aktualitet

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë
Aktualitet

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Next Post
Ekskluzive/ Policia përgatit skenën e krimit, çfarë rrezikojnë protestuesit (Video)

Ekskluzive/ Policia përgatit skenën e krimit, çfarë rrezikojnë protestuesit (Video)

Protestuesit shënjestrojnë Veliajn, dëmtojnë makinën e policisë me biçikletën e Bashkisë

Parashikimi i motit, datë 27 shkurt 2019

Parashikimi i motit, datë 27 shkurt 2019

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com